Gati ‘gllabërimi’ me koncesion i Himarës tek oligarku i radhës

222
Sigal

Duket se qeveria Rama, e cila nuk po lë pasuri publike në këmbë, duke shitur copëzat më të çmuara të Shqipërisë tek oligarkët, ia ka vënë syrin së fundmi Himarës. Pas shpalljes së burrit të Olta Xhaçkës, Artan Gaçit investitor, Rama do japë me koncension Himarën tek oligarku i radhës. Në lidhje me këtë kanë reaguar ashpër banorët himariotë të cilët kanë përgatitur një peticion kundër qeverisë. Në vendimin e qeverisë, territori nga Porto Palermo në Gjirin e Llamanit është shpallur “territor i mbrojtur”, që do të thotë se pronat e banorëve në këtë zonë kanë dalë jashtë funksioni dhe ata nuk mund t’i përdorin as për qira e as për shitje. Në peticionin e himariotëve përmendet edhe Gjergj Luca, i cili ka marrë joncedionin e vaskave të peshkut në Porto Palermo, ndotës galopant i ujërave detare si pasojë e shkarkimit të mbetjeve ushqimore. Peticioni shkruan: Qeveria Shqiptare, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Bashkia Himarë, të cilat nuk kanë mundur ta ruajnë dot zonën përreth kështjellës sw Porto Palermo duke e kthyer atë në një parking gjigand makinash të mbushur me mbetje urbane dhe duke dhënë leje për ushtrim aktiviteti tregtar, plazhe private, kërkojnë tani papritmas, të krijojnë këtë park natyror detar dhe ujor në kundërshtim me çdo logjikë ekonomike dhe në kundërshtim me interesat pasurore pronësore të komunitetit himarjot të zonës. Ky projekt përfshin në pjesën më të madhe të tij gadishullin e Gjirit të Porto Palermo-s në të cilën ne si komunitet zotërojmë aktualisht prona dhe kemi tituj pronësie të vjetër dhe të rinj. Në zonë ndodhet një mol për ankorimin e mjeteve detare që parkohen me shumicë, pa kritere dhe që ndotin realisht këtë zonë me hidrokarbure. Në zone ndodhet një bazë ushtarake detare, e cila presupozon ankorimin dhe riparimin e mjeteve ushtarake detare, e cila ndonëse ndodhet në zonën më të bukur që objektivisht duhet ruajtur, është përjashtuar nga ky projekt së bashku me një territor të madh, mbi të cilat ka objekte të rrënuara ushtarake. Kjo bazë nuk është hequr nga fondi i aseteve të ushtrisë dhe kalimi i mjeteve ushtarake që punojnë me naftë dhe që do ankorohen aty, do te ndotin gjithë zonën dhe rrjedhimisht e kthejnë këtë projekt në jo logjik për nga vet pozicionimi në gjirin e Porto Palermos.“ Himariotët kanë paralajmëruar protesta të fuqishme dhe kanë kërkuar ndihmën e grekëve, grupimi i OMONIA-s për të nisur kryengritje ndaj qeverisë shqiptare.