Gara për kryetarin e PD-së, Berisha nis fushatën të dielën nga Lezha

68
Sigal

Sali Berisha do të nis zyrtarisht fushatën në bazë, për të kërkuar votën në 22 korrik  me qëllim marrjen e drejtimit të  Partisë Demokratike.

Pavarësisht deklaratave kundër tij dhe duke pasur përballë vetëm njërivalë, Ibsen Elezin, Berisha ka vendosur që fushatën ta nis nga qyteti i Lezhës.

Takimi do të jetë të dielën.

“Ju njoftojmë se ditën e dielë, me dt.15.05.2022 ora 17:00 në Qendren Kulturore të Fëmijëve Lezhë (Ish-Pallati i Pionierit), lideri historik i PD Shqiptare, Prof.Dr. Sali Berisha do të prezantojë para antarësisë së PD Lezhë Platformen e tij si kandidat për Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Jeni të mirëpritur në këtë aktivitet” shkruan ne rrjetin social facebook kryetari i PD ne Lezhe Arben Ndoi.