Sipas Kremlinit, anëtarësimi i Finlandës në NATO është kërcënim për Rusinë

149
Sigal

Rusia do ta shihte pranimin e Finlandës në aleancën ushtarake të NATO-s si një kërcënim dhe kjo lëvizje nuk do të kontribuonte për më shumë siguri.

Kështu deklaroi këtë të enjte zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shkruan CNN.

“Siç kemi thënë shumë herë më parë, zgjerimi i NATO-s nuk e bën botën më të qëndrueshme dhe të sigurt,” u tha Peskov gazetarëve pasi politikanët në Finlandë deklaruan mbështetjen e tyre për një aplikim për anëtarësim.

Peskov shtoi se reagimi i Rusisë do të varet nga zhvillimi i infrastrukturës ushtarake të NATO-s.

“Do të varet se çfarë do të sjellë ky proces zgjerimi, sa larg dhe sa afër kufijve tanë do të lëvizë infrastruktura ushtarake”, tha Peskov.

Rusia do të analizojë situatën me hyrjen e Finlandës në NATO dhe do të përpunojë masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e saj, shtoi ai.