Kryeministri Edi Rama ishte sot me deputetët socialistë në Pallatin e Brigadave në Tiranë, teksa mbajti një fjalim pas zgjedhjeve të 11 majit.
Rama: Tani dhe disa nga shokët dhe shoqet kishin rezerva për garën brenda llojit janë bindur se përtej stresit, gara e brendshme solli një rendimenti të lartë kolektiv. Ndërsa madhështorët ranë me kokë teposhtë afro 14 shkallë nga 2021.
Në nivelin 32.9%, zhvilluan një farë inekzistence e dëgjoja kudo nëpër Shqipëri që më thoshin nuk i shohim gjëkundi. Në fakt, s’kishte asgjë për të marrë vesh se gomari nuk do fluturonte. Përveç asaj që shihej me sy të lirë ishte asgjëja. Fatkeqësisht dhe e them me sinqeritet politikan shqiptare do vazhdojë të mbetet skizofrenike e ndarë në dy universe paralele, universi yni që ecin punon ngrihet, gabon vazhdon ecën përsëri, rritet dhe forcohet duke u çmuar ndërkombëtarisht.