Fushata/ Mitingu i PS, do të flasë Rama e Balla. Çfarë ndodh në sheshin Skënderbej

277
Sigal

Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla, janë të vetmit që priten të flasin ditën e sotme në takimin për nisjen e fushatës elektorale të Partisë Socialiste.

Mësohet se kryeministri do të bëjë një prezantim të shkurtër për të gjithë kandidatët për deputetë në listat e PS-së në të gjitha qarqet.

Ndryshe nga Partia Demokratike, mbështetësit e së cilës kanë mbushur sheshin Nënë Tereza, në ceremoninë e nisjes së fushatës të PS-së nuk do lejohen qytetarët.

Në sheshin Skënderbej janë duke u finalizuar detajet e fundit. Në sheshin qendror janë vendosur karrige me një distancë rreth 2 metra nga njëra-tjetra që duket se do të jenë vendet ku do të qëndrojnë personat që do të lejohen të marrin pjesë në fushatën e hapjes së socialistëve.

Nga raportimet, pjesa më e madhe e të pranishmëve pritet të jenë punonjës të administratës.