Ndërkohë që qeveria verifikon stilin e jetesës së qytetarëve të varfër, duke propaganduar për rritje pagash dhe pensionesh, të dhënat nxjerrin zbuluar zyrtarët që shumëfishuan pasuritë. Doza e korrupsionit kthehet në tapet të kuq për marrjen e posteve qeveritare. Frida Krifca edhe pas shkarkimit nga ministre për batërdinë me afro 100 mln euro fonde, nuk lihet jashtë luksit.
Ndërkohë që qeveria verifikon stilin e jetesës së qytetarëve të varfër, duke propaganduar për rritje pagash dhe pensionesh, të dhënat nxjerrin zbuluar zyrtarët që shumëfishuan pasuritë para dhe pas posteve. “Ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca dhe ish-drejtoresha e AZHBR pas publikimit të skandalit me shpërdorimin e fondeve të BE, nën mbrojtjen e Edi Ramës nuk lihet jashtë rradhëve të administratës shtetërore dhe as nuk dorëzohet para drejtësisë.”- thuhet në denoncimin e Zëdhënëses Anti-Korrupsion në PD, Genta Vangjeli.
Ajo deklaron se Krifca dhe bashkëjetuesi i saj kanë shtuar pasuritë e tyre gjatë kohës që karriera e ish-ministres lulëzonte.
“Bashkëjetuesi deklaron pranë ILDKPI në 2020 tokë të shtuar arë 3 mijë m2 kundrejt vlerës 10 euro m2, ose total vlera 30 mijë euro, vendndodhja Farkë.
Fitim neto si subjekt tregtar 7.5 milion lekë ndërkohë që nga data e regjistrimit të këtij biznesi privat v.2019 deri tani nuk ekziston asnjë pasqyrë financiare e publikuar pranë QKB.
Biznesi tjetër aktiv i rregjistruar në v.2020 me pronar bashkëjetuesin e znj.Krifca, Lucom Projects shpk që ka të përfshirë në objektin e veprimtarisë edhe aktivitet tregtar të lidhur drejtpërdrejt me bujqësinë ndërkohë që bashkëjetuesja Krifca mbante detyrën zyrtare të Drejtorit të Përgjithshëm të AZHBR-së. Lucom Projects shpk rezulton përfitues i fondeve publike.
Fondet “Thembra e Akilit”, fermerët sorrollaten

Doza e korrupsionit kthehet në tapet të kuq për marrjen e posteve qeveritare. Frida Krifca u shkarkua nga detyra e Ministres së Bujqësisë, flitet se për batërdinë me vjedhjen e afro 100 mln euro fonde që dha BE për fermerët e Shqipërisë.
Zyra kundër mashtrimit në BE, e njohur me emrin OLAF ka kallëzuar prej kohësh në prokurori abuzimet masive të dala në dritë nga hetimi i saj. Parregullsitë e gjetura me fondet e Bashkimit Europian (BE) për bujqësinë në Shqipëri, të dhëna nga programet IPARD, përbëjnë një shumë prej 33,5 milionë eurosh. Mbrojtja e interesave financiare duket se është “Thembra e Akilit” për Bashkimin Europian. BE jep shumë fonde dhe pas skandaleve që kanë ndodhur në vendin tonë, ka shtuar kërkesën e llogarisë ndaj qeverisë që të kujdeset që fondet të shkojnë në destinacion dhe jo në xhepat e zyrtarëve.
Teksa fermerët sorollaten, më herët nga një dëshmitar i OLAF u faktua edhe më shumë se si nuk mund që të merrje projektet e AZHBR pa dhënë 30-40% të fondit ti nuk merr dot fondin.”
Pasuria e Frida Krifcës
Vitit 2017
-Pronare 100% e një dyqani në Tiranë me vlerë 160 000 dollarë dhe me sipërfaqe 36 m2. Pasuria e krijuar në vitin 2013 nga kursimet dhe familja.
-Pronare 100% e një apartamenti në Dhërmi me vlerë 71 955 euro, me sipërfaqe 78.4 m2 si dhe me verandë me sipërfaqe 3.1 m2. Pasuria e krijuar në vitin 2012, me kursime dhe hua nga miqtë.
-Pronare 100% e një apartamenti në Tiranë me vlerë 223 500 euro dhe me sipërfaqe 149 m2, të blerë në vitin 2016. Burimi i krijimit të pasurisë, kursimet, një pjesë e të ardhurave nga shitja e një shtëpie të vjetër dhe me kredi.
Gjendje 800 000 lekë të mjeteve monetare në cash.
Llogari rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë me gjendje 17 247.64 dollarë.
Llogari rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë me gjendje 408.42 euro.
Llogari rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë me gjendje 23 407.31 lekë.
Kredi bankare për shtëpi në vlerën 130 000 euro, me afat 10 vjet dhe interes Eurolibor 2.9% dhe me këst mujor 1 334.55 euro. Detyrimi financiar i mbetur pa shlyer është 115 878.43 Euro.
Bashkëjetuesi Z.Erti Lutaj, gjendje 450 000 lekë të mjeteve monetare në cash.
Bashkëjetuesi Z.Erti Lutaj, pronar 100% i një automjeti me vlerë 4 000 Euro, tip Jeep Cherokee, të blerë në vitin 2005 me kursimet.
Të ardhura në vlerën 32 000 lekë nga qiraja mujore e dyqanit në Tiranë (këtu përfshihet edhe tatimi në burim që e paguan qiramarrësi për llogari të qiradhënësit).
Viti 2018
1) Shtuar me 886 517.69 lekë llogaria bankare në lekë. Burimi i të ardhurave nga paga, qiratë si dhe llogaria e mbyllur gjatë vitit 2018.
2) Pakësuar me 276 873.15 lekë llogaria, e cila është mbyllur dhe balanca pozitive është transferuar në llogarinë e re në lekë të përmendur më lart.
3) Shtuar me 1 720.86 euro llogaria bankare në euro, nga transferimi i gjendjes pas mbylljes së llogarisë në euro.
4) Pakësuar me 242.96 dollarë llogaria në euro, e cila është mbyllur gjatë vitit 2018. Paratë janë transferuar në llogarinë e re në euro të përmendur më lart.
5) Shtuar me 5 060.10 Dollarë llogaria e re bankare në dollarë, me paratë e transferuara pas mbylljes së llogarisë së parë në dollarë.
6) Pakësuar me 10 573.47 dollarë llogaria në dollarë, e cila është mbyllur gjatë vitit 2018 dhe balanca pozitive është transferuar në llogarinë e re në dollarë të përmendur më lart.
7) Kartë krediti MC Revolving Card me vlerë limit 4 000 euro, e cila përdoret vetëm për qëllime të institucionit. Detyrimi i mbetur për t’u paguar në 31.12.2018 është 1 359.52 Euro.
8) Bashkëjetuesi Z.Erti Lutaj, shtuar me 59 500.15 lekë gjendja në llogarinë bankare.
9) Bashkëjetuesi Z.Erti Lutaj, ka dhuruar automjetin tip Jeep Cherokee më 07.12.2018.
10) Bashkëjetuesi Z.Erti Lutaj, ka shlyer tërësisht overdraftin prej 200 000 lekësh të marrë në vitin 2017.
Viti 2020
Të ardhura neto në vlerën 1 322 714.80 lekë nga paga si Drejtoreshë e Përgjithshme e AZHBR-së.
Bashkëjetuesi Z.Erti Lutaj, të ardhura në vlerën 7 588 646 lekë si person fizik me NIPT L91912002K, themeluar në 12.07.2019, me objekt aktiviteti marrje-dhënie me qira dhe shërbime marketingu.
Llogari bankare me gjendje 324 917.71 lekë.
Llogari bankare me gjendje 752.99 euro.
Llogari bankare me gjendje 3 032.86 dollarë.
Kartë krediti MC Revolving Card me limit 4 mijë Euro, për të cilën subjekti ka një detyrim prej 907.04 eurosh për të shlyer.
Bashkëjetuesi Z.Erti Lutaj, llogari bankare si person fizik me NIPT L91912002K me gjendje 3 555 302.26 lekë.
Bashkëjetuesi Z.Erti Lutaj, llogari bankare si person fizik me NIPT L91912002K me gjendje 9 949 lekë.
Bashkëjetuesi Z.Erti Lutaj, shtuar tokë are me vlerë 30 000 euro me pjesë takuese 3/11 ose 3 000 m2, nga sipërfaqja totale prej 11 000 m2. Pasuria është krijuar më 15.10.2020, sipas kontratës me çmim 10 euro/m2.






















