Balliu: Nesër në orën 17:00 të bashkuar kundër buxhetit që varfëron qytetarët, kundër vjedhjes

Koordinatori rajonal për Tiranën, Klevis Balli ka bërë thirrje që nesër të gjithë shqiptarët të bëhen bashkë në protestën kundër buxhetit që varfëron qytetarët dhe buxhetit të vjedhjes.

Thirrja e tij është bërë gjatë një takimi me demokratët e degës 16 në Tiranë, ku të pranishëm ishin kryetarja Onelda Gj. Zefi dhe anëtari i kryesisë së PD, Gent Strazimiri.

Sigal

‘Nesër në orën 17:00 të bashkuar kundër buxhetit që varfëron qytetarët për të pasuruar pushtetarët

Në këtë me demokratët në degën 16 bashkë me Kryetaren Onelda Gj. Zefi dhe anëtarin e kryesisë zotin Gent Strazimiri diskutuam mbi aksionin e opozitës dhe kapjen e drejtësisë nga pushteti

Kurrë nuk do të ndalemi së luftuari të keqen, tanimë pushteti i varfërimit të qytetarëve do të shkërmoqet

Nesër ora 17:00 të bashkuar kundër vjedhjes’, shkruan Klevis Balliu në Facebook.