FOTO/ Berisha voton për zgjedhjen e strukturave drejtuese të PD, çfarë ndodh në mbledhjen e Këshillit Kombëtar

175
Sigal

Ish kryeministri, Sali Berisha ka votuar për zgjedhjen e strukturave drejtuese të PD, ku bëjnë pjesë nënkryetarë dhe sekretarët me në krye sekretarin e përgjithshëm.

Në nisjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar, u mbajt një minutë heshtje për ish presidentin Bujar Nishani i cili ndërroi jetë në 28 maj. Nishanit gjithashtu ju dha titulli “kryetar nderi” i Këshillit Kombëtar.

Gjatë mbledhjes para nisjes së votimit, e mori fjalën ish deputeti Myslym Murrizi i cili kritikoi përbërjen e kryesisë së PD duke argumentuar se bënin pjesë persona të cilët nuk kishin asnjë lloj peshe në elektorat dhe nuk kishin kontribute.