‘Më e madhja dhe më paqësorja’/ Lulzim Basha: Nesër në protestë me familjen dhe dy vajzat e mia

614
Sigal

Kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi mbrëmjen e sotme në “Opinion” se do të jetë në protestën e opozitës, bashkë me vajzat e tij.

“Nesër unë do të dal në protestë me dy vazjat e mia. U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të dalin me fëmijët dhe me bashkëshortet e tyre në protestë pasi do të jetë një marshim paqësor.

Nuk do t’i cënohet asnjë fije floku asnjë shqiptari. Dhe as nuk do të dhunohet asnjë punonjës i ndershëm policie”, tha Basha.

Opozita do të zhvillojë nesër protestën e 9 kombëtare, prej 16 shkurtit, me thirrjen “Rama ik”.