“Forca Rinia” kërkon rrëzimin e dekretit të Presidentit për datën e zgjedhjeve

665
Sot “Forca Rinia” dorëzoi pranë Gjykatës Kushtetuese një kërkesë ankimore e cila kërkon rrëzimin e dekretit të Presidentit të Republikës për zgjedhjet e 25 qershorit. Kërkesa jonë është e bazuar në dy pika; rrëzimin e dekretit të Presidentit të Republikës dhe pezullimin e këtij dekreti derisa të merret vendimi përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese. Duke ditur se Gjykata Kushtetuese ka procedura të tejzgjatura, i bëjmë thirrje që të pezullojë sa më shpejt dekretin e Presidentit deri në marrjen e vendimit përfundimtar. Ne e gjykojmë që ky dekret është anti-ligjor. Presidenti i Republikës ka të drejtë të dekretojë një datë zgjedhjesh vetëm në dy raste: 1. Nëntë (9) muaj përpara mbarimit të mandatit të Kuvendit, pra afati i fundit ishte dhjetori i 2016, siç ai dekretoi datën 18 qershor, tashmë ky afat i ezauruar 2. Gjithashtu Presidenti ka të drejtë të dekretoj një datë zgjedhjesh në rast të shpërndarjes së Kuvendit, gjë që çon në zgjedhje të parakohëshme. Nga ligjet në fuqi, Presidenti ka nxjerr një dekret të jashtëligjshëm dhe rrjedhimisht data e zgjedhjeve “25 qershor” duhet të pezullohet. Të gjithë shqiptarët kërkojnë “Reformën në Drejtësi” dhe të gjithë e duam. “Reforma në Drejtësi” ka në thelb zbatimin korrekt të ligjit. Por çfarë reforme mund të presim ne, kur vetë Kreu i shtetit e thyen ligjin? Nga një dekret anti-ligjor realizohet një proces anti-ligjor, pasojnë me zgjedhje anti-ligjore, gjithashtu më pas një Kuvend e një qeveri anti-ligjore. Ligji është i barabartë për të gjithë, si për Nishanin, për Edi Ramën, Lulzim Bashën dhe këdo tjetër. “I bëjmë thirrje dyshes Rama-Basha të cilët realizuan marrëveshjen që na çoj në këtë datë, të reflektojnë dhe të kthehen në udhën e ligjit. E vetmja mënyrë ligjore për të pasur zgjedhje sipas ligjeve tona është vetëshpërndarja e Kuvendit dhe të shkohet në zgjedhje të parakohëshme brenda 45 ditëve nga shpërndarja e tij”, ka theksuar në një dalje për mediat kryetari i “Forca Rinia” z.Dritan Broka. Presim një vendim të drejtë dhe të shpejtë nga Gjykata Kushtetuese. Theksojmë se çdo jurist, avokat, persona që njohin sadopak ligjin apo qytetarë të vëmendshëm e kuptojnë shkeljen e ligjit që kreu i shtetit ka realizuar me anë të dekretit numër 10351 datë 21.05.2017.

Sigal