“Fondi për Thuman-Kashar do i kalojë studentëve”, Kërpaçi: 0 lekë për plotësimin e 8 kërkesave të studentëve

457
Sigal

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi me anë të një postimi ka reaguar në lidhje me  deklaratën e ministres së re të Infrastrukturës, ku kjo e fundit tha se fondet për rrugën Thuman-Kashar do i kalojnë studentëve.

Kërpaçi ka theksuar se një gjë e tillë është mashtrim, teksa ka shtuar se 0 lekë do të investohen për plotësimin e 8 kërkesave të studentëve.

Statusi i plotë:

Studentët nuk mashtrohen!
0 lekë për plotësimin e 8 kërkesave të studentëve!
0 lekë për Paktin 3D për Universitetin!

Do t’ia marrim lekët fondit për rrugën Thuman-Kashar dhe do t’ia japim studentëve, tha kryemashtruesi! Fondi është 0 lekë!

E kam thënë dhe më parë se Edi Rama që prej momentit të qeverisjes ka ZERO vemendje për rininë; madje tallja dhe shpërfillja e tij ndaj rinisëka ndikuar në rritjen e numrit të larguarve nga vendi dhe në numrin e azilkërkuesve Shqiptare në Bashkimin Evropian.

#Protesto #meStudentët
#ShqipëriaShtëpiaJuaj??