LSI/Luan Rama: Të shkundim LSI nga konformizmi dhe ngopja e pshtetit

461
Sigal

Kandidati për kreun e LSi-së, Luan Rama e ka nisur fushatën e tij me kritika dhe deklarata të forta ndaj partisë që ai synon të drejtojë. Në një takim me të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim mesditën e sotme, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, bëri thirrje që të rinjtë të bëhen pjesë e debatit me qëllim që të shkundin partinë nga konformizmi ku ka rënë.

“Kemi funksionarë në qeverisje që shumë prej jush nuk i kanë takuar që nga kohët e zgjedhjeve. T’i thërrasim ne dhe të na informojnë. Ka drejtues që nuk e kanë parë derën e LSI-në që kur janë emëruar. Ata nuk përmbushin dhe detyrimet. Ka edhe anëtarë kryesie të LSI-së, që nuk paguajnë kuotizacionin e të qenit anëtarë. Duhet të vazhdojmë të heshtim, të bashkëjetojmë me këtë gjendje amorfe? Duhet të shkundim LSI nga konformizmi, dhe LRI duhe të shkundë sic bëri në radhët e veta. LSI ka lindur si model i antikonformizmit, si aksion ndaj dukurive negative. LSI lindi duke shkelur tabu. Jam i gatshëm dhe bëj thirrje të nisim përmes këtij procesi dialogu dhe ballafaqimi një shfaqje sinqeriteti brenda LSI. LRI deri në 28 tetor të shkundë LSI nga përgjumja dhe ngopja me pushtetin”,- deklaroi Luan Rama, i cili shtoi se gjendja “të mos i prishim qejfin kryetarit, X apo Y, duhet të marrë fund”.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, kërkoi që përballë sfidës të zgjedhjeve të vitit 2012, që po e pret vendin, partia  ridimensionim të peshës së partisë. “LSI duhet të rideimensionojë rolin dhe peshën e vet të gjithë e kemi dëgjuar moton e ambasadorit amerikan , “Vepro Tani”, fusha jonë e veprimit është eja të veprojmë tani të gjejmë se cila është më e mira e mundshme që ta mbështesim, pasi LSI është parti e sfidave të mëdha”,- deklaroi Luan Rama.