Flutura Açka kundër Alibeajt: Bylykbashi, Shehaj, Shehu dhe Këlliçi i bëjnë nder çdo grupi parlamentar

134
Sigal

Deputetja e PD, Flutura Açka është distancuar nga vendimi falsifikues i Enkelejd Alibeajt për përjashtimin nga grupi parlamentar të 4 deputetëve demokratë.

Në një reagim në rrjetet sociale ajo e quan marrëzi vendimin, ndërsa shton se Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Agron Shehaj dhe Belind Këlliçi i bëjnë nder çdo grupi parlamentar.

Reagimi
Marrëzia e vogëlsisë
A jeni në metro?
Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj, Tritan Shehu e Belind Këlliçi i bëjnë nder çdo grupi parlamentar.

Image

Megjithatë, ky vendim i Enkelejd Alibeajt s’ka asnjë efekt, pasi nuk disponon firmat.

Kjo tregon se sa peng është Enkeljed Alibeaj dhe sa në shërbim të Ramës është.

Është vetë Alibeaj që pas 6 marsit pati deklaruar se të gjithë deputetët janë pjesë e grupit me përjashtim të Sali Berishës. Sot pengu i Ramës në një akt qesharak ka falsifikuar një dokument për përbërjen e grupit të PD.

Enkelejd Alibeaj në ditët në vazhdim nuk është çudi që të dërgojë një shkresë në Kuvend ku të thotë se “pjesë e grupit jam vetëm unë me Bashën”, nisur nga lajthitja që ai ka publikuar ditën e sotme.