Flutura Açka: Kryeministri që dua…

725
Sigal

Shkrimtarja dhe botuesja e shquar Flutura Açka, në një reagim në rrjete sociale ka ironizuar kryeminstrim Edi Rama, i cili gjatë kësaj situate kritike për shkak të koronvirusi ka zgjedhur të komunikojë më qytetarët nga vila e tij në Surrel.

Açka tregon paradoksin mes Ramës dhe kryeministrit të Hollandës që ka zgjedhur të shfaqej drejtpërdrejt duke përcjellë siguri pa përmendur fjalër kamatë ose gjobë.

“Shteti bën detyrën pa e bërë gjoksin gropë”,- shkruan shkrimtarja.

Ja postimi i plotë i Flutura Açkës:

Kryeministri që dua…

Prita që Kryeministri im (ai holandez, sepse jam e pasur me dy të tillë) të kërkonte të strehohej në ndonjë bunker në Shqipëri, pasi kemi trashëguar nga Hoxha aq shumë, sa mund të eksportojmë ose të japim me qira. Por ai u shfaq drejtpërdrejtë në studion televizive të lajmeve duke dhënë siguri me përunjësi. As përmendi burg, gjobë, dënim, kamatë, por ngaqë flet rrallë e besojnë kur flet shqetësuar. Sot i thirri ndërgjegjjes kombëtare: jemi në rrezik dhe respektoni largësinë sociale. Shteti bën detyrën pa e bërë gjoksin gropë, qytetari bën detyrën duke respektuar shqetësimin shtetëror, si enë që komunikojnë mes tyre…

Miq të mi, rrini në shtëpi, ruani veten dhe të dashurit tuaj, para se Korona të na e koronizojë jetën! Po ju flet dikush që nuk i bën më asnjë sens jeta, por që përbin pezm nga lajmet ogurzeza!