Plani financiar për koronavirusin/ Ahmetaj: Borxhi publik i Shqipërisë do të arrij në 67%

391
Sigal

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj përfundoi një takim me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta ku është diskutuar mundësia e thirrjes së Këshillit të Sigurisë.

Për këtë çështje dhe planin financiar ndaj koronavirus, Ahmetaj u shpreh se paratë për këtë plan janë siguruar nga rialokim i shpenzimeve dhe zgjerimi fiskal, ose rritje e deficit.

Ministri i Rindërtimit deklaroi se bashkë me planin financiar për Covid-19, borxhi publik i Shqipërisë do të arrij në 67% të prodhimit të brendshëm bruto.

Plani i qeverisë parashikon një fond prej 370 milionë dollarë, ku pjesa më e madhe, 100 mln$, është parashikuar si garanci sovrane për kompanitë që kanë vështirësi objektive për të paguar pagat e punonjësve.

65 milionë dollarë janë caktuar për nevojat më imediate për shtresat në nevojë, biznesin e vogël dhe për papunësinë që mund të vijë për shkak të luftës ndaj Covid-19.