Floida Kërpaçi: Mbi 52% e shqiptarëve duan të largohen, qeveria me siguri do ta akuzojë dhe Reuters për shpifje

524
Sigal

Deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi ka reaguar me anë të një postimi në Facebook në lidhje me studimin e publikuar nga Reuters. Sipas Reuters 52% e shqiptarëve duan të largohen nga vendi sepse nuk ka mundësi punësimi, arsim, mirëqenie. Kërpaçi ironizon qeverinë duke u shprehur se kjo e fundit me siguri do ta akuzojë dhe Reuters për shpifje. Ndër të tjera Kërpaçi shkruan se sot, Shqipëria udhëhiqet nga politikat e interesave kriminale dhe ka një qeveri e cila nuk punon për qytetarët e thjeshtë dhe që jetojnë në pamundësi ekonomike.

Postimi i plotë:

Qeveria me siguri do ta akuzojë edhe Reuters për shpifje
Sipas studimit të Reuters, 52% e Shqiptarëve duan të largohen nga vendi sepse nuk ka mundësi punësimi, arsim, mirëqenie!
Sot, Shqipëria udhëhiqet nga politikat e interesave kriminale dhe ka nje qeveri e cila nuk punon për qytetarët e thjeshtë dhe që jetojnë në pamundësi ekonomike.

Sot, të rinjtë të dëshpëruar janë duke kërkuar largimin nga vendi ynë! Zero janë Shpresat që shohin në Shqipëri për një të ardhme më të mirë!

Shumë prej tyre janë të gatshëm të nisen me çdo mënyrë duke u shprehur: “te dali ku të dali, vetëm të largohemi”!E trishtë por e vërtetë!

Dhe ne të gjithë këtë situatë të trishtë të largimit masiv të të rinjve dhe qytetarëve shqiptarë, kemi një qeveri që bashkëqeverisjen e saj e ka me krimin, rritjen e mirëqenies për ata dhe varfërimin e mëtejshëm të familjeve shqiptare!

Propaganda dhe show në TV, nuk rrit mirëqenien dhe mundësitë e familjeve shqiptare në fund të muajit, por i ka vrarë shpresën për të ndenjur në Shqipëri!