Flakadanë dhe shashka në Parlament, Komisioni i Etikës përjashton me 10 ditë 7 deputetë/ EMRAT

63
Sigal

Shtatë deputetë të opozitës janë përjashtuar nga punimet e Kuvendit të Shqipërisë me 10 ditë. Vendimi u mor nga mazhoranca socialiste, që miratoi përjashtimet e kërkuara po nga vetë ata.

Deputetët e përjashtuar janë: Ervin Salianji, Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani, Lefter Gështenj, Isuf Çelaj, Luan Baçin dhe Xhelal Mziu.

Vendimi për përjashtimin e deputetëve është marrë pas trazirave të shkaktuara në Kuvend në seancën e fundit, ku janë hedhur tymuese ndërsa opozitarët kanë vijuar aksionin e tyre, duke penguar zhvillimin e një seance normale.