Ferdinand Xhaferi jep dorëheqjen nga drejtimi i degës së PD Durrës, ja kush e zëvendëson

169
Sigal

Luan Hoti do të jetë kryetari i ri i PD-së në Durrës. Kjo sepse kryetari i Partisë Demokratike për Durrësin, Ferdinand Xhaferaj, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.

Në vend të tij, është emëruar Luan Hoti, i cili mbante postin e sekretarit të degës të Partisë Demokratike.

Sipas burimeve nga PD, Xhaferaj ka dorëzuar dorëheqjen që në muajin korrik, kjo në bazë të rregullores e cila përcakton se cilido kryetar dege që kandidon për deputet, s’mund të ushtrojë më funksionin e kryetarit të degës.

Hoti është emëruar në këtë detyrë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të demokratëve në Durrës, duke zëvendësuar kështu deputetin Ferdinand Xhaferaj .