Fatbardh Kadilli: Nuk mund të vazhdohet me “Rama ik”, Basha zhgënjente këdo

190
Sigal

Fatbardh Kadilli, foli dje për debatet në Partinë Demokratike dhe kërkesën e për dorëheqje të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe tha se tashmë gara është asimetrike dhe se në asimetrinë e mjeteve Lulzim Basha qëndron më superior, por sipas tij në asimetrinë morale është më tepër superior. Kadilli: Do thelbin e kësaj gare. Kjo garë i drejtohet anëtarit të Partisë Demokratike. Elita politike nuk e vuan opozitën, por e vuan anëtari i thjeshtë. Ai e ka shtetin përballë, ne jemi njerëzit publikë ne na hapën dyert, nuk vuan zoti Basha. Gara është asimetrike, në asimetrinë e mjeteve ai është superior, por në asimetrinë morale jam shumë më tepër superior. Unë ofroj karakter dhe kryetari duhet të jetë karakteri dhe jo karrigia. Ky është dallimi i madh dhe mbi këtë dallim unë ndërtoj projektin e ri të PD. Pra duhet një parti më e madhe se kryetari. Duhet të mobilizoj çdo energji të individit politik, së pari brenda Partisë Demokratike. Qytetari sot do të dëgjojë nëse është pjesë e kësaj qeverisje. Qytetari duhet të jetë i që vjen në pushtet. Defekti më i madh i Bashës ishte se thotë se do të vijë unë në pushtet. Unë jap besim me duar të pastra. Unë di si komunikohet me qytetarin. Nuk jam bërë kurrë pis dhe mund t’i ofroj çdo qytetari ndershmërinë time si kartën time morale. Lulzim Basha zhgënjente këdo, unë nuk do të zhgënjej njeri. Nuk mund të vazhdohet akoma me Rama ik. Në rastin e Bashës, do të funksiononte po të ngjallte besim, funksionoi në rastin e Berishës. Zotëria nuk kupton fare politike, as nuk ka mësuar nga të tjerët… Berishën njerëzit e votuan se ishte i vërtetë, serioz dhe i ndershëm.