Fasoneritë e prekura nga koronavirusi/ Kërpaçi: Qeveria po rrezikon jetën e qytetarëve!

315
Sigal

Ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi ka reaguar për situatën me fasoneritë e prekura nga koronavirusi.

Kërpaçi shprehet se qeveria nuk ka asnjë strategji dhe po rrezikon jetën e qytetarëve.

“Qeveri e ç’orientuar që vazhdon me planin ‘të dali ku të dali’ duke rrezikuar jetën e qytetarëve! Që në 11 Mars, në ditët e para të shfaqjes së pacientit zero i bëmë thirrje qeverisë për të marrë masat për të gjithë qytetarët që punojnë në fasoneri! Ja pasojat që kemi sot të mos marrjeve të masave që në momentin e parë! Shumë raste të konfirmuara pozitive me Covid-19 dhe qindra të pazbuluara sepse ende nuk u është bërë testi!”,- tha Floida Kërpaçi.

Ajo shton se “kjo është neglizhenca dhe papërgjegjshmëria e qeverisë e cila po rëndon sot mbi shëndetin e qytetarëve! Sa prej punonjësve që punojnë në fasonerinë ku janë shtuar rastet në Krujë u është bërë testi? Nëse masat do të ishin marrë në momentin e parë sot nuk do të kishim qytetarë të infektuar! Ndaj thirrja jonë për të bërë testime masive SOT është zgjidhja për të luftuar covid-19! SOT, nesër mund të jetë shumë vonë!”.

Qeveri e ç'orientuar që vazhdon me planin 'të dali ku të dali' duke rrezikuar jetën e qytetarëve! Që në 11 Mars, në ditët e para të shfaqjes së pacientit zero i bëmë thirrje qeverisë për të marrë masat për të gjithë qytetarët që punojnë në fasoneri!Ja pasojat që kemi sot të mos marrjeve të masave që në momentin e parë! Shumë raste të konfirmuara pozitive me Covid-19 dhe qindra të pazbuluara sepse ende nuk u është bërë testi!Kjo është neglizhenca dhe papërgjegjshmëria e qeverisë e cila po rëndon sot mbi shëndetin e qytetarëve! Sa prej punonjësve që punojnë në fasonerinë ku janë shtuar rastet në Krujë u është bërë testi?Nëse masat do të ishin marrë në momentin e parë sot nuk do të kishim qytetarë të infektuar! Ndaj thirrja jonë për të bërë testime masive SOT është zgjidhja për të luftuar covid-19! SOT, nesër mund të jetë shumë vonë!

Gepostet von Floida Kerpaci am Mittwoch, 22. April 2020