Fake News dhe propagandë/Largimet e vjetra nga LSI i shesin si të reja

499
Lëvizjet sporadike të disa anëtarëve të Këshillave Bashkiak në Vlorë, Fier dhe Elbasan, në mendia po etiketohen si “rrjedhje” e anëtareve të LSI-së drejt partive të tjera. Ajo që bie në sy se është se propaganda e PS po i përdor këto lëvizje si argumente për dobësimin e opozitës. Nga një verifikim i thjesht rezulton se këto largime janë lajme të vjetra, në kuptimin që largimi i këshilltarëve ka ndodhur shumë kohë më parë, por vetëm sot serviret si bëhet publik. Në raste të tjera, kemi të bëjmë thjesht me Fak News.
Konkretisht, sot selia e PS në Vlorë me orientim nga Tirana, dërgoi në redaksitë e mediave lajmin se tre këshilltarët, Artimida Luci, Romana Jaho, Shkëlqim Leskaj dhe Bashkim Begaj janë larguar nga LSI për të kaluar te PS. Ndërkohë që këta emra, që pas ikjes së ish-deputetit Shkëlqim Selami nga LSI-ja zyrtarisht nuk kanë qenë pjesë e LSI. Të katër këshilltarët që sot kanë dalë në media, kanë ikur nga LSI-ja që para zgjedhjeve të vitit 2017, pasi njiheshin si mbështetës dhe investime të Shkëlqim Selamit në politikë. Kush i njeh këta këshilltarë në qytetet e tyre e dinë shumë mirë që janë shkëputur nga LSI-ja, të paktën prej vitit 2017-s. Duke u ndalur në rastin e Vlorë, dy prej këshilltarëve ishin larguar nga LSI që përpara zgjedhjeve të 2017-ës. Këta këshilltarë njihen në gjithë Vlorën që i përkasnin rrethit të ngushtë të Shkëlqim Selamit, ish-deputetit të LSI, i larguar nga partia përpara zgjedhjeve të 2017-ës.
Edhe më e rëndë është situata me të ashtuquajturit këshilltar të LSI-së në Elbasan. Mediat transmetuan të gatshëm një informacion ku disa burra lexonin një deklaratë të shkuar në zyrat e PS. Ata u prezantuan si këshilltarë të LSI në këtë Bashki. Në fakt dy prej tyre ishin të Partisë Balli Kombëtar, ndërsa njëri i Partia Lëvizja e Legalitetit. Por media i serviri të gjithë si të LSI-së. Mediat afër PS thanë se nga Belshi LSI-së i kanë ikur këshilltarët, por në të vërtet tre prej tyre as kanë pasur ndonjë lidhje me këtë parti. E njëjta gjë edhe për fierin, ku sipas burimeve serish propaganda përdori për këtë strategji, ish-këshilltar të larguar, që u largokan serish nga LSI-ja.
Fushata e fundit për “largime masive” është thjesht një propagandë që servir si aktuale largimet e vjetra dhe ngatërron qëllimisht përkatësinë politikë të këshilltarëve bashkiakë.
Sigal