Evdal Nuri: Ti na do o shtet?!      

459
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Në formë duket sikur  “të qan zemra”, “të këputet shpirti”, por në përmbajtje na ke lënë në pikë të hallit. Këtë “dashuri” e tregon sidomos kur vijnë zgjedhjet vetëm me fjalë !  Le që kot “ankohem” tek ne vazhdimisht situatë zgjedhore  kemi . Në çdo dy vjet  fushata . Njëherë për zgjedhjet vendore edhe herën tjetër për ato qëndrore. Ja këto të tanishmet , zyrtarisht  duhet të fillonin në 13-Mars, kanë tre muaj që kanë filluar !

Ne të kemi dashur  historikisht , por ti “ dukesh” sikur na do………? !               

Si do që ke qenë i mirë apo i keq, në ditë të mira , por më tepër në ato të vështira,  pranë na ke patur! Këtë e tregon historia. Ke 109 vjet i formuar. Të kemi dashur e kemi derdhur gjak edhe kur të kanë copëtuar ose pushtuar. Dhjetra  mijra njerëz kanë dhënë jetën për ty në të  gjithë historinë tënde . Po kështu mijëra bijtë e t’u  që janë larguar të duan, se i ka rënë koka në këtë tokë, vijnë se i zë malli  për të  parë si në dimër e behar .Të duan jo vetëm të moshuarit, por dhe fëmijët që kanë lindur jashtë, dhe prindërit i kanë mësuar gjuhën e Nënës. Në fakt ka  dhe nga ata që jetojnë me ty, por  nga halli  më tepër mundohen “ta dredhin” ! Punojnë  në të zezë , nuk të paguajnë, energjinë, ujin , ndërtojnë pa leje, bëjnë evazion fiskal etj.  Kështu i mësove ti me politikën tënde !  Fjala vjen. Të japësh lekë për shkollën, spitalin, gjyqin, policinë, doganierin ….. e ku ta di unë. Ti  i mësove keq e tani s’të vjen mirë, por ca s’i vonë!

Në 30-vjet nga halli e jo nga malli  të janë larguar  mbi 40% e popullsisë, pra 1.6 milionë banorë !

Janë shpërndarë  në të gjithë kontinentet nga Alaska në veri e Australia e Zelanda e Re në jug. Të janë larguar s’i zogjt e korbit e s’dihet ku janë ?  Emrin  e flamurin e ke me shqiponjë. Atëhere pse s’i mësove të kthehen përsëri s’i zogjtë e shqiponjës ?  Ata janë” pjella jote o shtet”, të janë larguar, por  të paktën  kujdesu pak për ta ! Ku i ke bijtë e tu ? A mund të na përgjigjesh? Sa të janë larguar në këto 30 vite? Ku ndodhen? Ç’bëjnë? Si jetojnë?  Sa të janë dënuar? Sa kanë humbur? Me çfarë merren? Një bilanc duhet të dish, në  të kundërtën i ke kthyer në ” zogj korbi”. Statistikat e fundit flasin se Shqipëria po plaket. Po plaket se të rinjtë janë larguar, kurse ata që kanë mbetur  nga kushtet e vëshira ekonomike vonojnë martesën, ose lindin nga një fëmijë.  Tani në vitin e  pandemisë shifrat e të vdekurve janë mbi 8000 më shumë se lindjet krahasuar me një vit më parë!

Si s’je në gjendje t’i rregullosh e të krijosh kushte normale bijve të tu o shtet ?  Ata janë katandisur në pikë  të hallit . E kemi të qartë se dhe po të duash s’mund të na sigurosh një mirëqënie si ato që shohim jashtë, por të paktën  një  jetesë normale o shteti im duhet t’ia krijosh. Ta kërkojmë se ti e ke detyrë dhe na i ke premtuar në çdo fushatë.  U fol shumë se do t’i krijosh kushte për të votuar, për  të shprehur dhe ata mendimin e tyre për atë forcë politike që dëshirojnë , por dhe kjo s’u realizua ! Sa premtime dëgjojmë tani ? Sikur dhe 30% e tyre të realizoheshin do të ishim të kënaqur !Tani dhe pse është kohë pandemije ku dhe fëmijët kanë frikë të vijnë për të na takuar dëgjojmë të trokitura dyersh. Jemi ne të -x, apo y- Partie . Kur ne nga frika s’e hapim derën, ata s’largohen pa marrë përgjigje, se për kë do të votosh ? Çudi e madhe !  S’i se kuptojnë që vota është e fshehtë dhe ai  plusi në  fletën e votimit   është konkluzioni i rrënjosur në mendjen  për gjithë punën e bërë për  katër vite  dështim apo arritje Ty po të ikën rinia , po të plaket popullsia ! Kemi mbetur  ne pleqtë ! Na jep një copë bukë, sa për të mbajtur frymën ! Ja që po jetojmë  pak si shumë e s’na ka ardhur dita për në Botën tjetër  ! E megjithatë ne prap të duam!

Unë jam një nga ata besnikët e tu  o shtet edhe po t’më lusin këtu më ke, nuk largohem. Por, ti s’na do ! Na quan të tepërt, duke mos vlerësuar se dhe ne kemi dhënë kontributin tonë  gjatë gjithë jetës për të mirën tënde. Po të kisha këto mend para 30- vjetësh do të kisha ikur dhe unë  për një jetë më të mirë, por dhe për shërbimin shëndetësor. Dush Kazazi nga Berati ka 25-vjet që ka ikur në Amerikë duke gjetur veten atje. Është shumë i kënaqur se rregulloi fëmijët për bukuri, por po  i zgjatet dhe  jeta . Para një viti bëri një ndërhyrje të vështirë në  zemër . U shërua e më njoftoi. “Këtu në Amerikë, s’të lë njeri të vdesësh” Atje tek ju  do të kisha vdekur me kohë . Në 91 për një jetë më të mirë, pas një diktature 45 vjeçare të ikën mbi 10 mijë veta. Më vonë largimi u vlerësua s’i e vetmja shpresë e shpëtimit nga varfëria.  Po t’i kishe krijuar ngrohtësinë e “ një prindi të mirë”, s’do të ishim kështu si jemi tani! Ja disa shifra që të bindesh ti dhe të tjerët.  Shqipëria kryeson listën e vendeve që kanë përjetuar rritjen më të madhe të emigracionit në vitin 2020, pavarësisht situatës së pandemisë.  Sipas një raporti të Komisionit Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara, mesatarja e refugjatëve në vitin 2020 ishte mbi 550 për 100 mijë banorë për Shqipërinë, një tendencë dukshëm në rritje në raport me vitin 2015 kur janë krahasuar të njëjtat shifra dhe treguesi ishte rreth 350 për 100 mijë banorë. Përsa i përket lumturisë sipas një studimi   vendi ynë rendit i 63, kurse i Kosovës renditet në vendin 31. Shumë më para  nesh ! Nuk di  s’i ta kuptoj këtë !
Dëshpërimi
Përkeqësimi i kushteve të demokracisë, shtimi i krimit, korrupsioni i lartë, rritja e ngadaltë ekonomike dhe kushteve të këqija social-ekonomike të ndërthurura me perspektivat në rënie, ka   nxitur  një valë të re emigracioni sidomos ata  në fushën e mjeksisë..    Një studim i fundit i Qendrës për Studime Ekonomike dhe Sociale gjeti se 70% e të rinjve që studiojnë në universitetet shqiptare kanë për qëllim të largohen nga vendi. Profili i ri i emigracionit pas liberalizimit të vizave ka përfshirë të gjitha grup moshat e popullsisë, në të gjitha qytetet e vendit, duke e çuar drejt zbrazjes së shpejtë.Situata e pandemisë ka shtuar në mënyrë të ndjeshme dëshpërimin . Krahas rritjes së numrit të personave të infektuar mbi 121.000, numri i të vdekurve ka vajtur mbi 2133. Shumë për numur popullsie.

Është shtuar edhe numri i njerëzve që po vuajnë çrregullime të shëndetit mendor. Po shohim njerëz që nga mendimet e këqija po u rritet ankthi, depresioni dhe  po  i japin fund jetës. Varfëria është shtuar dhe   njerëzit   lekët i harxhojnë vetëm për ushqim dhe ilaçe. Në filozofi thuhet: Dëgjove  harrove, shikove kuptove, punove, mësove.  Në këtë thënie filozofike, ti  o shtet s’i dëgjon  vërejtjet që të bëhen dhe i harron ! S’ke sy t’i shikosh, apo s’do t’i shikosh  e bën  sikur s’kupton ? S’ka punë ,  që t’i  mësosh me punë për të mirën e tyre, por dhe tënden . Hajde  shpjegoi këto !?  Ky ishte fati ynë, por na vjen keq për fëmijët: “Disa po i shikojmë  hallin, kurse për të tjerët, na dogji malli!” Përfundimisht. E keqja e këtij vendi s’i  vjen, nga të varfërit, që janë të pangrënë,  por nga shteti e  të pasurit që janë të pangopur !