Eurodeputetja Pack: Parlamenti po i merr forcën Presidentit

439
Sigal

BSH, Golemi në burg se është grua, Fullani me të njëjtën akuzë është i lirë!

 Eurodeputetja Doris Pack ka komentuar ditën e djeshme situatën politike të krijuar në Shqipëri. Sipas saj, Parlamenti po i merr forcën Presidentit. Pack thekson se, opozita ka të drejtë të ngrejë komisione hetimore dhe se për opozitën nuk po ndiqen rregullat e duhura. “T’i krijohet opozitës mundësia për Komisione Hetimore”,- është shprehur Pack. Gjatë një takimi ditën e djeshme me kreun e Bashkisë Shkodër, eurodeputetja Pack foli për rëndësinë e pedonales së këtij qyteti. Ajo theksoi se, nuk duhet të kalojnë makinat në këtë zonë dhe se për këtë çështje do kontaktojë me policinë. “Policia duhet të tregojë kujdes për këto zona, janë pasuri që duhen ruajtur”-është shprehur Pack. Ndërsa përsa i përket situatës skandaloze të vjedhjes së Bankës së Shqipërisë, eurodeputetja Doris Pack deklaroi se është e pakonceptueshme, që për të njëjtën akuzë ish-Guvernatori është në liri, ndërsa ish-Kryeinspektorja mbahet në qeli. “Nuk mund ta kuptoj se si lirohet Fullani dhe mbahet në burg një zonjë me të njëjtën akuzë dhe për të njëjtin faj. Dyshoj se ky vendim i tillë ka ardhur pasi ish-kryeinspektorja e BSH është grua”, u shpreh ajo.