Basha: Të rrëzojmë Ramën, ka vendosur krimin në të gjithë piramidën shtetërore

497
Sigal


Gazeta Telegraf/

 

Sipas analizës së demokratëve, Edi Rama është kryeministëri që ka
shkelur kontratën me qytetarët për të bashkëqeverisur me krimin, të cilin,
sipas Lulzim Bashës, e ka vendosur në të gjithë piramidën shtetërore.


“E ka shkelur kontratën
me shqiptarët, sepse premtoi rend dhe siguri. Por në fakt erdhi në pushtet me
krimin dhe prej asaj dite i shërben dhe shërbehet nga krimi dhe kur ne
denoncojmë ka guxim të thotë se opozita është më e keqe e krimi. Sigurisht që
për Edi Ramën opozita është më e keqe se krimi, se me krimin drekon, me krimin
darkon, me krimin gdhihet, me krimin ngryset, me krimin i ka të gjithë
pazaret”, tha Basha.

Kreu i opozitës bëri një analizë të ngjashme edhe për mosmbajtjen e
premtimeve që sollën Edi Ramën në pushtet.

“Nga njëra anë iu premtoi shqiptarëve që buxhetin do ta kishte për
shqiptarët, për të ulur taksat, për të rritur rrogat, për të rritur pensionet,
për shëndetësinë falas, për legalizime falas dhe ditën që mori pushtetin e
shiti buxhetin tek klientët e tij”, u shpreh kreu i PD.

Demokratet janë të bindur të veprojnë shumë shpejt për t’i ndërprerë Edi
Ramës kontratën e qeverisjes.

“Sot jemi përpara një detyre historike t’i prijmë këtij vullneti
popullor dhe të rrëzojmë një orë e më parë shkelësin e kontratës, të
inkriminuarin, të korruptuarin Edi Rama dhe skotën e tij në qeveri”, tha Basha.