Etion Joka i përgjigjet Gjebreas: Ti je socialiste e 2013 që do ikësh në 25 prill të 2021

1122
Sigal

Etion Joka, ish-anëtari i PS-së që ju bashkua Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë, ka reaguar pas deklaratave personale që deputetja e PS, Elona Gjebrea ka bërë në adresë të tij.

Joka i kujton Gjerbreas se në PS ka ardhur vetëm pas vitit 2013, ndërkohë që ai dhe familja e tij kanë dekada që kanë kontribuar për këtë forcë politike. Joka shprehet se largimi i tij nga PS vjen pikërisht për shkak të drejtimit të gabuar që ka marrë kjo forcë politike.

Postimi i plotë i Etion Jokës:

Të vendosësh çfarë do , se ta do !
Znj. Gjebrea replika me ty për një Socialist që ka kryer një zgjedhje ndryshe për të qëndruar socialist sërisht është shumë e thjeshtë. Znj.Gjebrea ti erdhe në PS në Tetor 2013 dhe do ikësh në Prill 2021.
Znj.Gjebrea se sa i aftë dhe i vlerësuar jam unë dhe familja ime ti e di shumë mirë se na ke shtrirë dorën.
Znj.Gjebrea unë jam Socialist që kam hyrë në seli edhe pa qenë votues akoma.
Znj.Gjebrea unë jam Socialist 21 Janari.
Znj.Gjebrea unë jam Socialist si të gjithë personat që ishin në takimin e së Shtunës
Znj.Gjebrea ti ske bindje ndaj se kupton dot çfare ndjen një Socialist sot.Ti i bëre ditët e pushtetit. Mjafton.
Znj.Gjebrea nuk dua të zgjatem me ty më shumë pasi ti ke vlera të patjetërsueshme, vetem një si ti mund ta zhbente PS e njesisë nr 1.
Bravo !! Znj.Gjebrea dua shumë të më urosh ti për fitoren në 25 Prill në KZAZ por kam frikë se deri atëherë ti nuk do jesh fare aty.
P.S Ndale vrullin e hakmarrjes se po më bën edhe më të fortë !! Ata njerëz që ti po sulmon po guxojnë edhe për ty edhe për familjen tënde që është e lidhur me pozicionet Zëvëndës !!