Ethet e zgjedhjeve: Gati 11 agjenci hije me 21 mijë vende të reja pune

Raportet e OSBE-ODIHR i kanë konsideruar punësimet në administratë si kopshti i korrupsionit elektoral në Shqipëri. Edhe pse vendi është në krizë, pensionet dhe rrogat qesharake, taksat më lartat, çmimet më të shtrenjtat në Europë dhe për  arsimin dhe  shëndetsinë duhet të paguash nga xhepi, qeveria kur vjen puna për të qëndruar në pushtet, në 6 muajt e fundit derdh miliona me punësimet provizore. Agjencitë do krijohen formalisht, e do të jenë në mbi-vendosje të strukturave, thjesht vota në borderotë e sektorëve të cilat nga nëntori do të hapin 9 mijë vende pune  dhe 12 mijë vende të tjera do të ndahen 2 muaj para zgjedhjeve

Agjencitë do krijohen formalisht e do të jenë në mbi-vendosje të strukturave pa asnjë product: thjesht vota në borderotë e sektorëve të arsimit, shëndetësisë, kadastrës, ujësjellësave, pyjeve, turizmit, mjedisit, të cilat do jenë në bordero, ndërkohë që prej muajit mars, kryeministri Edi Rama po mban rezervë edhe 12 mijë vende pune vakante, të cilat do t’i shpërndajë 2 muaj para zgjedhjeve locale.

 

Sigal

Qëllimi, për të fituar zgjedhjet lokale edhe në vitin 2023, i ka futur “ethet” kryeministrit Edi Rama, i cili ka filluar të mendojë skenarët, se si mund t’i mbledhë votat që i nevojiten. Prej parashikimit të pritshëm, që në këto zgjedhje do ketë bojkot edhe nga socialistët; do ketë firo nga goditjet prej skandaleve qeveritare e luftës së klaneve brenda PS, por dhe nga largimi i shumë votuesve në emigrim.

Një nga këto skenarë për grumbullim votash në bashkitë kryesore, është shtimi i vendeve të punës në administratën e shërbime publike, për të joshur familjet e varfëra me shumë votues, që nuk kanë anëtarë të punësuar në shtet.

Për të realizuar këtë skemë punësimi elektoral, kryeministri Edi Rama ka vendosur, që në fund të muajit nëntor, të krijojë 11 agjenci të tjera nëpër ministri, në bashkitë e mëdha, në grupe 4-5 bashki të vogla dhe në grupe 3-4 inspektoriate e agjenci ekzistuese.

Plani i kryeministrit, është që në këto 11 agjenci të reja shtetërore, të punësohen mbi 9 mijë punonjës me paga të ulëta e të mesme, për të joshur sa më shumë votues në zgjedhjet lokale.

Këtë plan, Edi Rama ia ka çuar ministreshës së Ekonomi-Financave Delina Ibrahimaj, për të siguruar projekt-buxhetin financiar shtesë, dhe planifikim- shpërndarjen e 9000 vendeve të reja të punës nëpër ministri, bashki, prefektura, kompani e agjenci shërbimesh shtetërore, por numri më i madh deri në 6000 persona, do jenë të rinj nëpër bashkitë e mëdha.

Sipas informacionit, agjencitë do krijohen formalisht e do jenë në mbi-vendosje të strukturave pa asnjë produkt, por shtesë emrash në borderotë e sektorëve të arsimit, shëndetësisë, kadastrës, ujësjellësave, pyjeve, turizmit, mjedisit dhe në administratat e ministrisë së Rinisë e Fëmijëve, Ministrisë së Sipërmarrje- Biznesit, Ministrisë së Shërbime- Standardeve etj.

Urdhër për sajim vendesh pune deri në muajt shkurt- mars 2023, u është dhënë edhe kompanive të mëdha shtetërore “Shoqëri Anonime”, si KESH, OSHEE, OST, Albcontrol, Agjencia e Transportit Ajor, porteve detare Durrës, Vlorë, Sarandë dhe ndërmarrjeve ku shteti ka aksione me privatët, të cilëve nuk u merr pjesën e fitimit.

Përveç këtyre punësimeve fiktive me 11 agjencitë e reja fantazma që do krijohen brenda muajit nëntor 2022, kryeministri Edi Rama po mban rezervë dhe 12 mijë vende vakante nëpër ministri, bashki e institucione të tjera, të cilët do t’i ndajë 2 muaj para zgjedhjeve lokale. Pamfleti

‘Veja vu’ me patronazhistë

Vendi në krizë, bizneset në faliment dhe shqiptarët, të cilët nuk kanë para për bukë dhe ilaçe, por qeveria Rama dhe bashkitë ‘fryu’ në vitin 2021 administratën me militantë, e cila është në nivelin më të lartë që nga viti 2005. Nga 85 mijë të punësuar, që duhen, administrata ka arritur në 198 mijë. Me këto para që paguhen nga taksat e qytetarëve, bizneset dhe borxhet, pensionet dhe ndihma ekonomike do të rriteshin 100%.

Tragjedia e tërmetit u përdor si mos më keq, ku qytetarë të një pallati u diferencuan, njëri  që angazhohej me partinë mori 10 mln shpërblim, kurse ai tjetri u la në mëshirë të fatit me 500 mijë shpërblim sipas denoncimeve të mëparshme.

Madje as nuk u ndal te fryrja e administratës, por edhe vetë administratën e degdisi të marrë pjesë në fushatë. ASP në raport nxori zbuluar se asetet publike, kryesisht shkollat e sistemit parauniversitar, janë vendosur në dispozicion të aktiviteteve elektorale të mazhorancës.

 

Sipas këshillave të organizmave europiane, por edhe sugjerimeve të FMN, Shqipëria për numrin e popullsisë nuk duhet të ketë më shumë se 85 mijë të punësuar në Administratën Qëndrore dhe atë Lokale dhe jo 182 mijë e 500 të punësuar, por patronazhistët e partisë duhet kujdesur në kohë fushate, ndaj dhe qeveria nuk kursehet.