Erisa Xhixho: Vota është forca juaj, jepni shansin e duhur të ardhmes. Votoni numrin 6!

173
Sigal

Erisa Xhixho, nënkryetarja e LSI e njëherësh kandidate për deputete në qarkun e Tiranës, teksa falënderon të gjithë pjesëmarrësit në mitingun madhëtor të një dite më parë, u bën thirrje të gjithë shqiptarëve të votojnë për të ardhmen e tyre. Të votojnë LSI-në, numrin 6 në fletën e votimit.

Në vijim postimi i Erisa Xhixhos në Facebook: 

Falënderim me zemër për secilin që ishte dje në takimin madhështor që mbylli fushatën e LSI-së.
Mirënjohje për pjesëmarrjen aq masive, pavarësisht shiut, për mbështetjen dhe besimin që na jepni të vazhdojmë së bashku betejën tonë për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e çdo shqiptari!
Qëndrestarë ndaj regjimit të Rilindjes, të vendosur për ndryshimin, edhe përballë shantazheve, kanosjeve dhe intimidimit.
Më 25 prill, të gjithë në kutitë e votimit. Vota është forca juaj, jepni shansin e duhur të ardhmes.

Falënderim me zemër për secilin që ishte dje në takimin madhështor që mbylli fushatën e LSI-së.

Mirënjohje për…

Posted by Erisa Xhixho on Friday, April 23, 2021