Kejdi Mehmetaj: Pas 25 prillit, 0% TVSh për të gjitha produktet bujqësore dhe blegtorale “made in Albania”

337
Sigal

Ditën e sotme, Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj së bashku me kandidatin e LSI-së për qarkun e Fierit, Renato Basholli zhvilluan takime me tregtarët në qytetin e Fierit.

“Me Renato Basholli një nga kandidatët më të rinj të Qarkut të Fierit e nisëm ditën duke biseduar me tregëtarët e tregut te fruta perimeve të lagjes “1 Maji”. Ky treg por edhe shumë të tjerë nuk i përngjajnë aspak tregjeve Europiane dhe kjo jo për nga cilësia e produkteve, por për shkak të lënies në harresë dhe mungesës së investimeve.”

Postimi i saj i plotë:
Me Renato Basholli një nga kandidatët më të rinj të Qarkut të Fierit e nisëm ditën duke biseduar me tregëtarët e tregut te fruta perimeve të lagjes “1 Maji”. Ky treg por edhe shumë të tjerë nuk i përngjajnë aspak tregjeve Europiane dhe kjo jo për nga cilësia e produkteve, por për shkak të lënies në harresë dhe mungesës së investimeve.
Pas 25 Prillit produktet vendase do kenë përparësinë maksimale.
0% TVSh për të gjitha produktet bujqësore dhe blegtorale MADE IN ALBANIA.
#ShqipëriaShtëpiaJuaj
#FieriShtëpiaJuaj