Zëvendës -presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixhoi i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të marrin pjesë në protestën e sotme e cila zhvillohet në orën 17:00, në akset kryesore të vendit.
Sot të gjithë bashkë në protestë kundër:

Axhendës së shpopullimit që po zbraz fshatra e qytete

Çmimeve më të larta në rajon që po varfërojnë përditë qytetarët me pagat më të ulëta në Europë

Çmimit të naftës, më i shtrenjtë edhe se në Singapor

Talljes me pensionistët për 11 vjet dhe tashmë me indeksimin qesharak me vetëm 25 lekë në ditë

Korrupsionit të shtrirë në çdo degë të qeverisjes qendrore e vendore.

Vjedhjes së fermerëve përmes abuzimit me fondet

Kthimit të vendit në lavatriçe të parasë së pisët, duke e bërë të papërballueshme jetesën për qytetarët

Mungesës së mbështetjes për biznesin e vogël dhe taksimit të padrejtë

Përdorimit të drejtësisë si armë kundër kundërshtarëve politikë nga Edi Rama.

Dështimit të reformave arsimore që i ka kthyer fëmijët tanë në analfabetë funksionalë

Sistemit shëndetësor të rrënuar që nuk ofron shërbimet minimale, skandalit të Spitalit Onkologjik, në të cilin fëmijët me kancer nuk kanë ilaçe për kurim, çka e bën një krim shtetëror
Këto janë vetëm disa prej qindra arsyeve për të protestuar sot kundër një regjimi që e ka bërë Shqipërinë të pajetueshme.
Të gjithë bashkë sot në orën 17:00, në akset kryesore të vendit!