Erisa Xhixho: Numri i studentëve të rinj sa vjen e tkurret. Nuk ka harmonizim mes universiteteve dhe tregut të punës

Në këtë fillim viti akademik, dua t’u uroj suksese studentëve dhe kolegëve të mi pedagogë. Një urim i veçantë për mijëra maturantë që ulen sot për herë të parë në auditorë.
Largimi masiv i të rinjve vijon të jetë edhe këtë vit plaga nga e cila lëngojnë universitetet e vendit.
Numri i studentëve të rinj sa vjen e tkurret, duke bërë që në pjesën dërrmuese të fakulteteve ata të jenë më pak se kapacitetet universitare.
Degë që më parë kanë pasur dhjetëra dhe qindra kuota studimi, sot i numërojnë studentët e rinj me gishtat e njërës dorë.
Në krahasim me vitin e kaluar, janë 20% më pak studentë të regjistruar në raundin e parë të studimeve në ciklin bachelor.
📌Në vitin 2024 ishin 19 mijë të regjistruar
📌 Në vitin 2025 janë 16 mijë të regjistruar
🚫 Pra, 3 mijë studentë më pak!
📌 Në vitin 2016, Shqipëria kishte 117 mijë studentë
📌 Në vitin 2024, numri ka rënë në 86 900
🚫 Kemi humbur 30 100 studentë!
🚫 Vetëm Universiteti i Tiranës ka humbur 6 000 studentë!
Ndërsa universitetet boshatisen, problemet e arsimit të lartë vetëm thellohen:
🚫 Degët e mësuesisë po braktisen, rrezikojmë që në 3-4 vite të mbetemi pa mësues
🚫 Studentët përballen me dyfishimin e kostos së jetesës
🚫 Kërkimi shkencor nuk financohet
🚫 Pedagogët janë të keqpaguar
🚫 Nuk ka harmonizim mes universiteteve dhe tregut të punës
Prej vitesh, Ministria e Arsimit nuk u ofron dot të rinjve një alternativë reale kundër largimit nga vendi. Sepse për këtë qeveri, arsimi dhe të rinjtë nuk kanë qenë kurrë prioritet!
Sigal