Erisa Xhixho: Në kulmin e krizës ekonomike kryeministri ynë bën thirrje për zëvendësimin e shqiptarëve me punëtorë nga vende të botës së tretë

Nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho ka publikuar videon e kryeministri Edi Rama dje në Shkodër, ku i bën thirrje biznesit të marrë punëtorë të huaj nga Bangladeshi dhe India dhe jo shqiptarët, të cilët sipas tij janë dembelë dhe thashethemexhinj.

“Ky është kryeministri ynë antishqiptar!!! Në kulmin e krizës ekonomike ku papunësia është në qiell kryeministri bën thirrje për zëvendësimin e shqiptarëve me punëtorë nga vende të botës së tretë, krah pune më i lirë dhe jo i shqiptarëve. Me keq s’ka!”,- shprehet Erisa Xhixho në një reagim të sajin të shpërndarë në rrjetet sociale.

Sigal