Erion Veliaj: Tirana u ringrit në këmbë në kohë rekord pas tërmetit

446
Sigal

Kryebashkiaku Veliaj: Tirana u ringrit në këmbë në kohë rekord pas tërmetit; një pjesë e shtëpive përfundojnë për Festat e Nëntorit

Shtëpia e Sefer Poçit në Farkë u dëmtua rëndë nga tërmeti i 21 shtatorit dhe nga ajo ditë u bë e pabanueshme. Por, falë angazhimit të Bashkisë së Tiranës dhe donatorëve, që iu përgjigjën thirrjes së kryebashkiakut Erion Veliaj, mbi themelet e saj po ndërtohet një shtëpi e re, më e madhe dhe më e fortë. Kreu i Bashkisë së Tiranës inspektoi ecurinë e punimeve dhe i premtoi familjes Poçi se do të rikthehet shumë shpejt për të festuar ndërtimin e shtëpisë së re. “Kjo është shtëpia e Seferit, të cilën po e bëjmë nga e para. Herën e parë u takuam për hall, herën e dytë për punë, herën e tretë do takohemi për qejf se do hyjmë në shtëpinë e re, jo vetëm këtu, por në mbi 40 shtëpi të tjera në gjithë Tiranën. Është kënaqësi e jashtëzakonshme të shohësh sesi në vetëm pak javë nga tërmeti kemi nisur nga puna për rindërtimin e shtëpive. Bashkë me deputetët, administratorët dhe kompanitë private që na kanë ndihmuar, duke adoptuar nga një shtëpi secila, po punojmë në mbi 40 kantiere në Tiranë, ku shtëpitë më të vuajtura jemi duke i bërë nga e para”,- tha kryebashkiaku Veliaj dhe shprehu mirënjohjen për komunitetin e biznesit, që iu përgjigj thirrjes për ndihmë, dhe në një kohë fare të shkurtër nisën punën për rindërtimin e shtëpive.