Erion Veliaj: Nëse zgjedhjet lokale të pjesshme bëhet këtë të dielë, e majta fiton automatikisht katër nga gjashtë bashki

295
Sigal

 Nëse zgjedhjet lokale të pjesshme bëhen këtë dielë fitojmë 4 nga 6 bashki

Tashmë që Gjykata Kushtetuese zbardhi vendimin për zgjedhjet 30 Qershorit topi është në fushën e presidentit Ilir Meta për dekretimin e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki. Erion Veliaj drejtues politik i PS Tiranë, fillimisht komenton vendimin e kushtetueses.

Cili është komenti juaj për vendimin  e Gjykatës Kushtetuese?

“Vendimi i gjykatës ishte vetëm përforcues, i vendimit të “Venecias”, i vendimit të KQZ-së dhe i njohjes publike të zgjedhjeve. Çdo gjë ka një afat skadence dhe çdo punë e jona e ka një kontratë. Kur kontrata mbaron, ose duhet të ketë një ripërsëritje të kontratës ose intervistohet të vijë në punë dikush tjetër”, tha Veliaj.

PS e ka traditë bërjen e sondazheve. Nëse këtë të dielë në 6 bashki zhvillohen zgjedhjet sa bashki fiton e majta?

“E majta merr automatikisht katër nga gjashtë bashki dhe për dy të tjerat jemi “kokë më kokë”, sepse gjykoj që mungesa e fokusit nga problemet e njerëzve të kundërshtarëve tanë dhe fokusi për foltore dhe karrige ka bërë që publiku të kuptojë shumë qartë se kush janë ata që po luftojnë me ide dhe plane për të përmirësuar qytetet dhe kush është duke luftuar për një karrige”, tha kryebashkiaku Veliaj. Alfred Rrushaj kreu grupit parlamentar të Partisë Demokratike tha për Top Channel  se janë duke e studiuar vendim e gjykatës kushtetuese dhe do të kenë një reagim zyrtar. Zoti Rrushaj theksoi se kur të shpallen zgjedhjet do jemi te gatshëm të marrim pjesë dhe të fitojmë. Presidenti  Ilir Meta ka deklaruar se do marrë kohen  e  nevojshme për  te studiuar vendimin e kushtetueses. Pas këtij vendimi është radha e kreut te shtetit te shpalle zgjedhjet e reja për 6 bashkitë pa kryetar të zgjedhur.