Ergys Mërtiri: ‘Rama sot u rrëzua’

456

Rama sot u rrëzua.

Ky është mendimi i sociologut Ergys Mërtiri, pak minuta pas mbylljes së procesit të votimeve monopartiake.

Përmes një statusi në Facebook, Mërtiri shprehet se, kryeministri dhe partia e tij ka rënë në më pak se 40%

Sipas tij, alibia e Ramës se, opozita nuk hyn në zgjedhje se ka frikë se i humb, nuk qëndron më.

Postimi i plotë i Ergys Mërtirit:

Rama sot u rrezua.

Megjithë presionet e jashtëzakonshme mbi administratën dhe kujtdo që ka punë me shtetin, shqiptarët i bojkotuan zgjedhjet. Të dhënat zyrtare nga KQZ, deri në orën 18.00 tregojnë një pjesemarrje prej 19 përqind, gjë që do të thotë se në rastin më të mirë, për një orë ajo nuk mund të shkojë më shumë se 20 përqind.

Kjo shifër tregon se, nëse kandidatet e tjerë nuk marrin asnjë votë, Rama ka rënë në më pak se 40 përqind, duke llogaritur që pjesëmarrja në votime zakonisht është tek 50 përqindshi. Alibia e Ramës se opozita nuk hyn ne zgjedhje se ka frikë se i humb nuk qëndron më.