Ergys Alushi: Kryebashkiaku dhe pikpyetjet për veprën

488
Sigal

Një opinion dhe një thirrje personale për veprën e artit dhe kryetarin e bashkisë!

Ergys Allushi

Unë jam deklaruar si “lokalist” i thekur. Jam deklaruar edhe si një njeri që në shumicën e rasteve, i them dhe i shkruaj ashtu si i mendoj, ato që dëgjoj dhe shoh. Jam deklaruar edhe si njeri që e do artin, kulturën, të bukurën, pavarësisht sa arrij ta kuptoj apo jo. Ndaj dhe për këto arsye do të shkruaj edhe mendimin tim për veprën e artit që është vendosur në hyrje të Vlorës. Jam përpjekur gjatë këtyre ditëve të mësojë diçka më shumë për veprën e artit, por të gjithë ngrenë supet, ose nuk dinë gjë, ose nuk duan të flasin. Kujt i përket? Kush e solli? Kush e përzgjodhi? Kush e vendosi? Çfarë simbolizon? Përse në hyrje të qytetit? Sa kushton? Kush do e paguajë? Asnjë fjalë, asnjë lajm. Personalisht, nuk kuptoj ta arrij ta zberthej si vepër arti ndaj dhe nuk guxoj që të arrij në perfundime të tilla, që eshte e bukur apo jo, bën ose jo, apo vleresime të tilla për një vepër arti. Ajo që më shqetëson si “lokalist” i thekur ështe fakti se askush në qytet nuk eshte pyetur për vepren e artit. Vlora ka artistë të shkëlqyer, ka piktorë, skulptorë, arkitekt, inxhinierë, historianë, studiues e intelektual të mirëfilltë. Mendoj se janë këta dhe vetëm këta që duhet të pyeten, organizohen dhe vendosin për veprat e artit që i duhen qytetit dhe se ku duhet të vendosen ato në pershtatje me simbolikën e tyre. Ndërkohë, që duhet të jenë po këta, brenda dhe jashtë Vlorës, të cilët duhet të reagojnë kur nuk pyeten, kur i shperfillin për simbolet me të cilat duhet të perfaqësohet qyteti. Ndoshta, ka ardhur koha që vlonjatët, brenda dhe jashtë Vlorës, duhet të pyeten, të organizohen dhe të vendosin për Vlorën. Sot, dhe këtë e them me garanci, për Vlorën vendosin një pakicë njerezish  jashtë Vlorës, që nuk kanë lidhje me Vlorën. Ata vendosin për gjithçka, që nga heqja e vizave për pergatitjen e projekteve më të thjeshta e deri se kush duhet të perfitojë fondet për punët publike. Personalisht, mendoj se vepra e artit e vendosur në hyrje të Vlorës nuk mund të qendrojë aty, sepse fija apo tufa e barit nuk mund të prezantojë Vlorën tek një vizitorë që sapo hyn në qytet! Vlora ka shumë e shumë simbole që duhet ta prezantojnë e perfaqesojnë përpara fijes apo tufës me bar! Kryetari i bashkisë ka detyrimin institucional dhe qytetar që të bëj transparente proçedurat që janë ndjekur për vendosjen e vepres së artit në hyrje të qytetit!