Endrit Braimllari viziton banorët në qarkun e Korçës/ Rama ha me kriminelët, 240 banorë po jetojnë në çadra

439
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, ka parë nga afër situatën në qarkun e Korçës, aty ku prej ditësh tërmetet kanë shkaktuar dëme kolosale. Ai akuzon kryeministrit Edi Rama se ha me kriminelë por që 240 banorë të prekur nga tërmetet, i ka vënë në çadra.

“Me banorët e Qafzezit të Kolonjës të prekur nga fatkeqësia natyrore e tërmeteve.

Rama ha dreka dhe darka me kriminelët që grabisin votat dhe banorët e prekur nga tërmetet i lë në mëshire të fatit.

E turpshme sesi Edi Rama vjen, mashtron banorët dhe bën politikë me fatkqësinë e tyre.
Edi Rama nëse do t’iu shërbejë këtyre qytetarëve, duhet të kishte shpallur gjendjen e emergjencës në zonat e prekura nga tërmeti, me qëllim që banorët të dëmshpërblehen sipas ligjit në masën 100% për dëmin që ju është shkaktuar, jo të vijë këtu dhe ti mashtrojë për efekt elektoral.
Edi Rama dhe qeveria e tij kanë vëmendjen tek kriminelët, sesi të mbrojnë banditët që grabisin votat dhe jo tek qytetarët. Reagimi i kësaj qeverie ishte reagim prej qeverie të degraduar, ku 5 ditë nuk sistemonte dot 240 banorë por i strehoi në çadra të viteve ‘70. Turp!
Kjo është papërgjegjshmëria dhe degradimi i një qeverie të marrë peng nga krimi.”-shkruan Braimllari.

Image may contain: 5 people, people standing, mountain, sky, grass, outdoor and nature

Image may contain: 1 person, indoor

Image may contain: one or more people, people standing and outdoor

Image may contain: 2 people

Image may contain: 3 people, people standing and outdoor

Image may contain: 1 person, sitting and indoor

Image may contain: 4 people, people standing, plant and outdoor

Image may contain: 2 people, people standing, shoes and outdoor