Endrit Braimllari: Më 25 prill LSI do të krijojë mundësi punësimi për të rinjtë, do të mbështesë me më shumë subvencione Bujqësinë dhe turizmin

196
Sigal

Ditën e sotme, Sekretari i Përgjithshëm i LSI dhe njëkohësisht drejtuesi politik i Qarkut Korçë ka zhvilluar takime në qytetin e Pogradecit nga ku tha se, Niko Peleshi nuk meriton votën e qytetarëve të Pogradecit.

“Ai nuk e do Pogradecin, shkatërroi turizmin në Pogradec dhe falimentoi biznesin.
Niko Peleshi kërkon të tjetërsojë vijen liqenore, duke ja marrë qytetarëve të Pogradecit dhe t’ja u jap oligarkisë.”,- shprehet Braimllari në postimin e tij të shpërndarë në rrjetet sociale.

 

Postimi i tij i plotë:

Niko Peleshi nuk meriton votën e qytetarëve të Pogradecit.
Ai nuk e do Pogradecin, shkatërroi turizmin në Pogradec dhe falimentoi biznesin.
Niko Peleshi kërkon të tjetërsojë vijen liqenore, duke ja marrë qytetarëve të Pogradecit dhe t’ja u jap oligarkisë.
Ndaj më 25 Prill, të gjithë refuzojeni këtë politikë të vjetër.
Më 25 Prill LSI do të krijojë mundësi punësimi për të rinjtë, do të mbështesë me më shumë subvencione Bujqësinë dhe turizmin.
Më 25 Prill sa më shumë shanse dhe mundësi të barabarta për qytetarët.