EMRAT/ Këta janë deputetët që votuan kundër ndryshimeve kushtetuese për “Zgjedhoren”

263
Sigal

Kuvendi miratoi me 106 vota pro për hapjen e listave me të paktën dy të tretat dhe heqjen e koalicioneve. Në votim morën pjesë 116 deputetë.

Kundër votuan 10 deputetë: Adriatik Alimadhi, Fatjona Dhimitri, Gjetan Gjetani, Kujtim Gjuzi, Elda Hoti, Lefter Maliqi, Erion Piciri, Artur Roshi, Zef Shtjefni, Suzana Topi.

Në votim nuk morën pjesë 6 deputetë: Ralf Gjoni, Ambra Borova, Elio Hysko, Enada Kapllani, Ligoraq Karamelo, Enver Roshi.

Ndryshimet kushtetuese u propozuan nga 28 deputetët e opozitës në Kuvend dhe u mbështetën nga Partia Socialiste.

Këto ndryshime u kundërshtuan nga opozita jashtëparlamentare. Partitë PD dhe LSI propozuan hapjen me 100 përqind të listave dhe mos prekjen e koalicioneve, pragut dhe zonave zgjedhore.

Të mërkurën, PS braktisi mbledhjen e këshillit politik pa arritur dakordësi me dy partitë më të mëdha të opozitës.

PD dhe LSI në mënyrë të vazhdueshme i kanë kujtuar PS-së se miratimi i njëanshëm i ndryshimeve do të prishë konsensusin e arritur më 5 qershor, do të prishë mundësinë për zgjedhje dhe qeveri të re të pakontestuar