Presidenti uron komunitetin maqedonas të Pustecit për Festën e Shën Marenës

319
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka uruar sot komunitetin maqedonas të Pustecit për Festën e Shën Marenës. Në një mesazh në Facebook, Presidenti shprehet se “në këtë ditë të rëndësishme për ta, që për shkak të kufizimeve të pandemisë COVID-19 nuk do mund të kremtohet si zakonisht, bashkoj lutjet e mia me këtë komunitet të dashur, për një jetë më të mirë, për më shumë paqe e begati, gëzime e lumturi në familjet e tyre”.

Mesazhi i plotë i kreut të shtetit:

Një urim të përzemërt për komunitetin e mrekullueshëm, paqedashës e punëdashës maqedonas të Bashkisë së Pustecit që sot kremton Festën e Shën Marenës, që jo vetëm i bashkon njerëzit, u jep shpresë dhe kurajo për të ardhmen, por njëkohësisht forcon themelet tona të bashkëjetesës.

Në këtë ditë të rëndësishme për ta, që për shkak të kufizimeve të pandemisë COVID-19 nuk do mund të kremtohet si zakonisht, bashkoj lutjet e mia me këtë komunitet të dashur, për një jetë më të mirë, për më shumë paqe e begati, gëzime e lumturi në familjet e tyre.