Emiriana Sako: Ndërhyrja në argjinaturën e lumit Erzen siguri për qytetarët, do parandalojë përmbytjet

138
Sigal

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako përmes një postimi publik bën me dije se po vijon puna për rehabilitimin e argjinaturës së lumit Erzen. Sako shkruan se: “Aktualisht po punojmë në lagjen Stallë në njësinë administrative të Sukthit, në mënyrë që të shmangim përmbytjet në këtë zonë.”Kryebashkiakja e Durrësit thotë se puna do të vijojë deri në rehabilitimin e plotë të argjinaturës së lumit.

Reagimi i plotë: “Sipas angazhimit që kemi marrë ndaj banorëve vijojmë punën për rehabilitimin e argjinaturës së lumit Erzen. Aktualisht po punojmë në lagjen Stallë në njësinë administrative të Sukthit, në mënyrë që të shmangim përmbytjet në këtë zonë. Vetëm në këtë njësi administrative këto punime do të vazhdojnë në një gjatësi prej disa kilometrash dhe lartësia e argjinaturës së rehabilituar ka arritur deri në 7 metra. Puna do të vijojë derisa të rehabilitohet argjinatura e këtij lumi në të gjitha zonat problematike për të parandaluar përmbytjet.