Elona Guri i përgjigjet Ramës me mesazhin e filmit “Kapedani”: Ta tregon fatorinoja ty…

306
Sigal

Anëtarja e Kryesisë së LSI-së, Elona Guri ka reaguar për deklaratat e kryeministrit Edi Rama kundër opozitës. Guri ka publikuar disa momente nga filmi i njohur “Kapedani”, pikërisht momentin kur personazhit maskilist, pra Xha Sulos do t’i shkulen mustaqet nga gratë dhe vajzat.

Duke ironizuar qëndrimet e kreut të qeverisë, Guri shprehet: “Ta tregon fatorino ty, se je mësuar me shokun Ropi ti, që të shpëton gjithmonë. Këtë e ke si fillim, se më datë 25 prill do të të shkulen gjëra të tjera, e di vetë ti..!”.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Twitter: “Programi i Lulit është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP”.