Edmond Spaho: Jo, nuk ke humbur 4 herë, ke humbur shumë e shumë herë

215
Sigal

Ke humbur ne zgjedhjet vendore te vitit 2015. Tu sugjerua qe te mos hyje ne zgjedhje ne Durres dhe Kavaje sepse Roshi dhe Dako kishin sjelle mijra votues nga rrethe te tjera, por kembengule dhe humbe ne te gjithe Shqiperine dhe vecanerisht ne Durres dhe Kavaje.

Humbe ne zgjedhjet e pergjithshme ne vitin 2017 pas marreveshjes personale me Ramen. Partia hyri e shpartalluar ne zgjedhje per shkak te qendrimit te gjate dhe pa rezultat ne cader, si dhe problemeve qe u krijuan nga largimi i shume ish drejtuesve te PD me vendimin tend personal.

Per here te trete humbe ne vitin 2019, kur na sigurove qe nuk do te kete zgjedhje vendore ne 30 Qershor. Madje vone kuptuam qe nuk do kishte zgjedhje as ne 13 Tetor pasi nuk e rregjistrove PD ne KQZ.
Komisioni i Venecias dhe Gjykata Kushtetuese i njohen zgjedhjet e vitit 2019 si te rregullta. Aq larg ishe nga realiteti dhe thoje te paverteta, saqe ne Shtator 2021 deklarove ne Grupin Parlamentar qe zgjedhjet vendore do riperseriten kur te duam ne, madje edhe per dy jave.

Per here te katert humbe ne vitin 2021. Nje fushate e vaket, e personalizuar, me keshilltare qe nuk njihnin realitetin shqiptar, premtime te ekzagjeruara, mungese koordinimi dhe pa mbeshtetje logjistike e financiare.

Nuk ke humbur vetem beteja elektorale por edhe beteja politike.

Ideja jote per tu larguar nga reforma territoriale e la Ramen te lire te krijonte njesi sipas shperndarjes se votuesve te majte e te djathte dhe te marre avantazh elektoral. Kjo mund te renditet si humbja e peste megjithese nga ana kohore ishte marrezia e pare.

Me pas le mandatet ne nje levizje te pamatur politike dhe vetvrasese qe do permendet per dhjetra vjetet e ardheshme jo vetem ne Shqiperi.
Cudia eshte qe deri diten qe shpalle vendimin per djegjen e mandateve, te gjithe ne Parti dhe Grupin Parlamentar ishin te painformuar dhe te bindur qe mandatet nuk do te digjeshin nisur nga cfare ju kishe thene me pare.

Humbje te tjera te tuat ishin mosmarrja pjese ne reformen ne drejtesi duke i lene dore te lire Rames ta ndertoje drejtesine ne vend si harem personal, ku cdo i emeruar ben cfare do dhe si i pelqen Rames.

Humbje te tuat ishin zvarritjet 8 vjecare te reformes zgjedhore sipas modelit puno diten dhe prish naten.

Votimi elektronik eshte shfaqja e turpshme e paaftesise per te bere ndonje gje ne interes te PD dhe vendit megjithese Rama te la dore te lire ta drejtoje kete proces.

Te njejten gje bere ne 5 Qershor 2020 kur ta moren marreveshjen per ndryshimin e kodit zgjedhor duke u zgerdhire, e me pas te ndryshuan Kushtetuten sipas interesave personale te Rames.

Une nuk di qe nje drejtues te kete humbur kaq shume beteja ne kaq kohe. S’kishte si ndodhte ndryshe kur nuk konsultoheshe me asnje, nuk degjoje, nuk reflektoje ndaj gabimeve, ishe i painteresuar per cfare ndodhte dhe i qendroje larg Partise

Marrezine e fundit e bere duke perjashtuar nga Grupi Parlamentar, udheheqesin historik te PD z Berisha, me nje vendim personal dhe arrogant, sikur te ishe sulltani i Partise.

Te gjitha keto te prodhuan 11 Dhjetorin i cili kishte kohe qe ishte i nevojshem. Tani nuk te ka ngelur vecse te largohesh. Sa me shpejt aq me mire per ty.