Edmond Panariti: Në Shqipëri mënyrë e dhunshme për blerjen e dekoderave. Favorizohen oligarkët

600
Sigal

Deputeti i LSI, Edmond Panariti me anë të një postimi ka reaguar në lidhje me fiksjen e sinjaleve televizive në vendin tonë.

Sipas Panaritit, e gjithë kjo situatë është krijuar që të lirohen frekuencat në dobi të oligarkëve, në një kohë që synimi është që në vitin 2022, vetëm rreth 70% e teleshikuesve evropiane të kalojnë në regjimin dvb – T2. Sakaq vendet evropiane mund të mbajnë lirshëm regjim transmetimi të dyfishtë dvb-t dhe dvb-T2

Lexojeni qartë Bashkimin Evropian! Synimi është që në vitin 2022, vetem rreth 70% e teleshikuesve evropiane të kalojne në regjimin dvb – T2. Nderkohe vendet evropiane mund te mbajne lirshem regjim transmetimi te dyfishte dvb – t dhe dvb – T2. Po Shqiperia?! Shqiperia fik sinjalin dhe paralizon dvb-t!! Për të liruar frekuenca ne dobi të oligarkeve për qellime të tjera! Me mijra teleshikues kanë vetëm një zgjidhje! Ose te blejne “kanoce” dekoder, ose te hedhin ne kazan edhe televizoret smart te prodhuar deri vjet dhe te blejne aparate te rinj. Ne te dy rastet, dihet se kush fiton dhe kush e peson! Shqiperia tejkalon me kater vite BE, duke imponuar ne menyre te dhuneshme te populli shqiptar nje regjim transmetimi, i cili kerkon shitje blerje te kanoceve. Nderkohe që BE nuk e ben kete për qytetaret e saj! Ky regjim privon nga e drejta kushtetuese e informimit popullin dhe duhet ndaluar”, ka shkruar Panariti.