Sa konkurruese mund të jetë një Bujqësi e cila përfiton zero fonde nga BE, ndërkohë që në rajon përfitojnë deri në 288 milion euro mbështetje ?
Sa konkuruese mund të jetë ajo, kur tatimi mbi vlerën e shtuar i prodhimit bujqësor vendas, është 20 përqind ose rreth katër herë më shumë se rajoni dhe Bashkimi Evropian?
Sa mund të mbahet më këmbë ajo, kur merr vetëm 0,6 përqind të prodhimit të përgjithshëm bruto të vendit, pavarësisht se jep rreth 19 përqind të tij.
Si mund të mbahet në këmbë një blegtori e “kornizuar” me pragje financimi absurde?
I kërkohet fermerit që të ketë mbi 10 lopë dhe mbi 100 dele dhe dhi që të mund të aplikoje për mbështetje!
I bie që automatikisht 65 përqind e bagëtive lihen jashtë mbështetjes..
Diskriminim i hapur ekonomik!
Tani, përfytyroni se si kjo Bujqësi, i ofrohet tregut të lirë, tregut rajonal dhe global?
I kërkojmë Bujqësisë tonë që të garojë me të tjerët, sepse kemi nënshkruar marrëveshje të tregtisë së lirë!
Kemi nënshkruar marrëveshjen e Tregtisë së Robëruar, Tregtisë së marrë peng!
I themi fermerit vrapo dhe kap tregun por do të nisesh qindra metra pas dhe me ca gjyle nëpër këmbë!
Finalja!
Bujqësia në greminë.
Brenda 7 vitesh, përgjysmim i Bagëtive dhe i prodhimit të qumështit.
Rritje me rreth 50 përqind e importeve të frutave dhe perimeve, shtypja e prodhimit vendas.
Ky qëndrim ndaj Bujqësisë është dënimi i saj kapital!





















