Edmond Panariti: Barnat false, një krim i heshtur në masë

504
Sigal

Ish Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka reaguar me anë të një statusi në lidhje me barnat false, për të cilat sipas Panaritit, Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave nuk kryen as një analize verifikuese të lëndës aktive të barnave te ne , mund të përfytyroni “batërdinë” e medikamenteve me efekt të cunguar ose pa efekt në qarkullim.

Ja postimi i plotë i Panaritit:

Barnat false, një krim i heshtur në masë! Meqenëse Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave nuk kryen as një analize verifikuese të lëndës aktive të barnave te ne , mund të përfytyroni “batërdinë” e medikamenteve me efekt të cunguar ose pa efekt në qarkullim! Pra barna false si pjesë e një sistemi fals! Këto “fake drugs” i gjen të paketuara në kuti të standardeve Evropiane. Me emra “fancy” ato mbushin plot e për plot raftet e farmacive. Ti merr, bie fjala, medikament për ulje të yndyrave në gjak (statina), e megjithatë brenda vitit përfundon me bllokim te arterieve të zemrës dhe me infarkt.. Madje nën zë mjeket të këshillojnë që nëse ke mundësi ta blesh atë jashtë, se këto këtu nuk bëjnë. Mendoni sa pacientë ndodhen në trajtim me barna për kurimin e sëmundjeve, të cilat në fakt nuk po kurohen. Për të tjerat nuk po zgjatem se pasojat i përfytyroni vetë!