Edi Rama: Uroj që marrëveshja me Bashën të vazhdojë

518
Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëveshjen e 17 majit me Lulzim Bashën, ku iu dha fund ngërçit politik. I pyetur në emisionin ‘Përballë’ të gazetarit Lutfi Dervishi nëse synon një marrëveshje me opozitën për qeverisjen e legjislaturës, Rama tha se ekziston një marrëveshje me opozitën dhe uron që ajo mos ketë vdekur bashkë me zgjedhjet.
Pjesë nga intervista:
Si rezultat i një marrëveshje me kryetarin e PD-së z. Basha arritët të realizonit zgjedhjet më të qeta në historinë 25 vjecare të tranzicionit në Shqipëri.. A synoni një marrëveshje për qeverisjen e legjislaturës….për të tërhequr opozitën drejt reformave dhe për t’ju larguar këtij spektakli që sapo përmendët?
– Ne kemi një marrëveshje dhe unë uroj që ajo marrëveshje të mos ketë vdekur bashkë me zgjedhjet dhe me rezultatin shumë larg pritshmërive që mori Partia Demokratike, edhe pse me shumë keqardhje pashë një shprehje krejtësisht në kundërshtim me frymën e marrëveshjes kur lexova një paçavure të gjatë që një departament I PD-së çonte në Bruksel për të nxirë faqen e Shqipërisë.
Ajo që ju thoni le të grindemi në shqip, por të merremi vesh në gjuhën angleze…
– Të mos bëhemi gazi I botës në gjuhën angleze, më saktë.
Ju keni një marrveshje që shpresoni që t’i qëndroni dhe ajo marrëveshje flet për reformën kushtetuese, për prokurimet dhe reformën zgjedhore. Ka piketa për këto reforma? Madje ju përmendët departamentet. Duket se PD-ja të vetmen gjë që ka bërë gjatë kësaj periudhe, ka organizuar disa departamente dhe ka folur për reformën administrative që nuk është pjesë e marrëveshjes së 17-18 Majit.
– Nuk është pjesë, edhe jemi komplet në dy kahe të kundërta.
Jeni I hapur për ta diskutuar?
– Do të isha shumë I gatshëm ta diskutoja nëse do të shkonim në një reduktim të mëtjeshëm të numrit të Bashkive. Po për të shkuar në një rritje të numrit të Bashkive është nonsens historik dhe shkon në të kundërt me vizionin dhe me bindjet tona për mënyrën se si do të administrohet territori në nivelin e dytë qeverisës.
A besoni se po funksionon reforma administrative? Jeni I kënaqur me rezultatet?
– Do të kërkoj shumë kohë për të dhënë efektin e plotë, por sigurisht që sot Shqipëria është shumë më e mirë në nivelin e dytë qeverisës dhe shumë më pak e korruptuar.
Përveç çështjes administrative, besoj se ju jeni I ndërgjegjshëm që kjo reformë në të cilën PD nuk mori pjesë e dëmton politikisht nëse e përkthejmë në mandate elektorale apo zgjedhje lokale.
– Nuk ka asnjë lidhje me këtë sepse numri I Bashkive apo I Komunave nuk përcakton fatin elektoral të asnjë partie përsa kohë Shqipëria ishte, është dhe do të jetë e ndarë në 12 qarqe.
E kam fjalën për zgjedhjet lokale. Jam dakord me variantin e parë që bën ekspertët me 40 zona zgjedhore, 40 njësi administrative, por kur kaloi 61 ishte e qartë që kishte më tepër komponentin politik sesa interesat e qytetarëve.
– Për hir të së vërtetës nuk është kështu. Po jo të gjithë ishin të gatshëm që të përqafonin atë skemë dhe u desh në fund që të bëheshin disa axhustime në fuksion të nevojës për të pasur një përfundim të reformës dhe kjo nuk ka të bëj me komponentin poliktik se nëse fjala vjen në një variant Memaliaj ishte bashkë me Tepelenën po themi, apo Gjirokastra bashkë me Libohovën apo Cërriku dhe Belishin ishin bashkë në mos gabohem dhe të tjera si këto, asgjë nuk ndryshon rezultatin elektoral…
Po nëse kalojmë te Kuçova, Corovoda, Ura Vajgurore, Berati, aty që…
– Nuk ndryshon asgjë….
Numri I njësive ndryshon…
– Nga pikëpamja e fituesit asgjë nuk ndryshon.
… që fiton pak njësi më shumë.
– Mirë po s’është se tjetri fiton ndonjë njëri më shumë.
Eshtë e qartë që njëri fiton më shumë, tjetri do të fitojë më pak. Te reforma kushtetuese a kemi piketa për reformat? Ku duam të arrimë gjatë këtyre viteve?
– Nuk është se është folur konkretisht. Po ja për shembull kjo tejzgjatje e kohës nga zgjedhjet te krijimi I qeverisë është një gjë që duhet adresuar sepse është një nonsens që të kalojnë thuajse 3 muaj ndërkohë që populli ka dhënë verdiktin e vet me një qeveri që qoftë kur është brenda të njëjtës…
Dhe aq më keq kur është e palës tjetër….
– Qoftë kur është ndryshim dhe rotacion është shumë e dëmshme si periudhë.
Cili është mekanizmi që do të përfshijë opozitën? Do të kërkoni konsensusi dy palësh apo tre palësh, duke përfshirë dhe LSI-në?
– Gjithmonë nëse flasim për konsensus ky nënkupton të gjithë spektrin. Nëse flasim për marrëveshje mes palësh këtu mund të jemi me spektër të kufizuar. Por ky është një diskutim I parakohëshëm, pasi do të duhet të shohim se si do të pozicionohen opozitat në raport me këto çështje të mëdha.
Nëse nuk arrini konsensus, do të kërkoni 84 vota për të miratuar ligje kushtetuese?
– Ligjet kushtetuese kërkojnë 93…
Ligje me shumicë të cilësuar…
– Gjithmonë do të kërkojmë vota në parlament, edhe për ligje që nuk kanë nevojë për 84 vota. Në kuptimin që gjithmonë do të kërkojmë të gjejmë vesh për të na dëgjuar dhe të gjejmë mirëkuptim apo dakordësi për ligje që kanë rëndësi, qofshin dhe jo me 84 vota.
Sigal