Edi Rama: Ndryshimet vetëm në rast skandali/ PD-ja: Kjo është qeveria e skandaleve

432
Sigal

Një ditë para nisjes se seancës së parë të kuvendit për këtë sesion të ri parlamentar grupi i PS mblidhet në Durrës. “E diele e frytshme e Grupit Parlamentar për sesionin e ri, reformat e mëtejshme, punën në ekip”, shkroi kryeministri Edi Rama. Kaq është bërë publike nga ana e selisë rozë por edhe nga zyra e Kryeministrit. Burime konfindenciale bëjnë me dije se ka pasur debate dhe përplasje gjatë diskutimeve dhe se është kërkuar që pavarësisht mendimit ndryshe të gjithë duhet të votojnë ligjet që do kalojnë këto ditë në kuvend,pasi ato u kthen më herët nga Presidenti Nishani. Gjithsesi  ajo që është  konsideruar e  rëndësishme në takimin e sotëm ka të bëjë me dy moment që janë diskutuar në qarqet e politikës dhe elektoratit. E para : Fakti  nëse do ketë  ndryshimeve në qeveri  dhe e dyta: Përgatitjet për zgjedhjet lokale të qershorit 2015. Në lidhje me ndryshimet në qeveri, Rama deklaroi se nuk do të ketë ndryshime dhe se ato do të bëhen vetëm nëse ministri apo çdo anëtar tjetër kabineti do të  përfshihet nga skandalet. Me pak fjalë kjo ishte një lloj shtrëngese dhe presioni për t’ u thënë ministrave se jeni në dorën time dhe se ai që përcakton se kush është skandal e konsiderojë unë. Kjo është e vërtetë se po të shikosh ngjarjet në të cilat janë përfshirë ministrat e kabinetit do të shohim se Shëndetësia, Ministria e Brendshme, Energjetika dhe Minierat, Transportet, Financat, Mbrojtja  kanë qenë pjesë e babëzisë në tendera dhe dështim të programit të Rilindjes. Përsa i përket çështjes së dytë dhe që është diskutuar dhe që ka të bëjë me problemin e zgjedhjeve të 2015, ka pasur reagime dhe debate prej kohësh. Këto debate kanë përfshirë deputetët dhe vetë militantët apo njerëzit që kanë përqafuar idealin dhe mbështetur reformën e përfaqësuar nga Rilindja. Këta njerëz janë shumë më të shkolluar dhe shumë më të përgatitur se  një pjesë e atyre që janë punësuar në administratë. Por fakti se emërimet bëhen klienteliste, kundrejt ryshfetit por edhe akrobacive sa në një parti në tjetrën tregojnë se problemet dhe të çarat janë të mëdha dhe largësia mes bazës dhe të zgjedhurve sa vjen dhe bëhet edhe më e madhe. Burime për “Telegraf”, thonë se janë formuar disa grupe të cilat do të përgatisin një raport për emërimet, zgjedhjet e ardhshme, kandidaturat aktuale dhe ato që kanë reputacion, si dhe problem që përcjell baza për individë dhe grupe të caktuara. Me sa duket sondazhet paraprake tregojnë një rënie të konsiderueshme të elektoratit të majtë dhe një zhgënjim të tyre dhe që mund të shoqërohet me bojkot në zgjedhje. Skandali Fullani, ndryshimet e përfolura në disa ministri si ajo e Shëndetësisë, Mbrojtjes, Energjetikës,  Arsimit, Transporteve etj ,ofrimi i grupeve të pakënaqura brenda PS-së, përfaqësimi i PDIU-së, ndërrimi i disa portofolave të PS-së me të  LSI-së  mbeten për t’ u parë mbas muajit që sapo ka hyrë, pasi vëmendja e të gjithëve deri më 21 shtator do jetë tek vizita e Papës. Por takimi i sotëm i grupit parlamentar të PS-së nuk ka kaluar pa u komentuar edhe nga opozita e cila dy ditë më parë deklaroj nëpërmjet nënkryetarit të grupit parlamentar të PD-së se më këtë ndarje Administrativo-territoriale ne nuk futemi në zgjedhje. Ndërsa dje selia e blu komentoi: “ E konsiderojmë  qesharake deklaratën e Edi Ramës mbi ndryshimet në qeveri, se një ministër largohet nga detyra vetëm në raste skandalesh. Me një deklaratë për shtyp, selia blu vlerëson se kryeministri është plot me skandale të paprecedentë dhe kjo bërë kryesisht, sipas PD, me emërimet e personave  me të shkuar kriminale kanë dhe një bekimin e  Kryeministrit Rama”.