EDI RAMA BURRË ME MEND!!!!

239
Sigal

Sot në ditën e fundit të aktiviteteve në Kelmend me 4 -10- 2021 ora 12 e 30′ në kuadrin e aktiviteteve që u organizuan në Qafë të Pordolecit u inagurua edhe airoporti i ri i emërtuar ” ASHASHI”. Falë investimeve që po bënë qeveria e Rilindjes në veri të vëndit.Çdo fshat malorë do të ketë airoportin e vet , dhe avionat e vet,ku banorët ” prodhimet” e tyre mund ti qarkullojnë ose ti shesin kudo në Open Ballkan dhe Europë e më gjërë .Ishte një ditë e jashtëzakonshme ku banorët fisnik e trima të cilët u treguan shumë vigjilent dhe mikpritës ku piloti me shoqëruesin e tij fluturuan me një tjetër mjet drejtë një distinacioni të ri,por të panjohur nga policia vendore.Udhëtarët po presin një tjetër avion për transportin e ” mallit” Edi Rama e mbajti premtimin që malësorët duhet të fluturojnë si shqipe mali mbi “Bjeshkët e Namuna” ose të përkushtuara ose ose Alpet e Shqipërisë. Në ditën e parë të fluturimit një udhëtar i quajtur Maskarin Maskajaj u shpreh shumë i kënaqur për këtë linjë airore të vëndosur nga qeveria Rama 3.

EDI RAMA BURRË ME MEND!!!!
I
Prej n’ Sarandë e deri n’Kelmend,
Airoporte në çdo vend,
Tani rradhën e ka malësia,
Mban premtimet qeveria.
II
Sa gëzim ka sot n’malësi,
Çdo malësorë ka aionin e tij,
Falë investimit t’kësaj qeveri,
Po gëzon plak e po gëzon fëmijë.
III
Qeveria mendje hollë,
Me avion i çon fëmijët n’shkollë,
Edi Rama burrë me mend,
Zhvillu i ka fshatrat n’Kelmend.
IV
Dhe mikpritje po i bajnë mikut,
Me bukë e krip e mish ferlikut,
Thonë se erdhi prej Parisit,
Veç me hangër pak mish Qingjit.
V
Burrë i zoti e mendjelok,
Ulë avionin n’potolok,
Pa ju dridh qerpiku i synit,
Ka marrë rrugën drejtë Koplikut.
VI
Askurrkush nuk po din gja,
Qeveria nuk ban za,
Se nuk ashtë hera e parë,
Që airoporte hap n’çdo arë.
VII
Qeveri ta lumsha synin,
Kush s’guxon me thy kufinin,
Sa ta kemi këtë qeveri,
Nga një avion do të ket çdo shtëpi.
VIII
Çohu një herë o Enver Hoxha,
Çohu e shiko,çfarë mbjellet n’toka,
Dikur ti mbillshe kertolla,
Sot n’fshatara lulëzon droga.
IX
Me zhvillu turizmin malorë,
Qeveria u jep një dorë,
Turisti e ka si po e don,
Guidat i ban me avion.
X
Asht avion e s’asht apash,
Që ka ardh me marr ashash,
Shumë i mirë e me cilësi,
Thonë ma i miri asht n’Shqipni.
XI
Ministri Çuçi i jep drejtim,
Mos me prek avionin tim,
Se kto punë i di qeveria,
Se veç me drogë mbijeton Shqipnia.