Edi Polaka: Rama u kthen favoret kriminelëve që e kanë ndihmuar në zgjedhje

497
Sigal

Edi Polaka ka dhënë një deklaratë shumë të fortë në “Tempora” në TV Ora.

Paloka u shpreh se Rama u kthen favoret kriminelëve që e kanë ndihmuar në zgjedhje.

Sipas Polakës, Rama flet vetë me kapobandat për t’i joshur ose për t’i bërë presion.

“Rama u ka kërkuar favore në zgjedhje kriminelëve, tani është i detyruar tu kthejë favoret. Si do ua kthej favoret? Unë kam prova konkrete. Rama vepron me dy mënyra, edhe ai vetë; kryeministri i vendit i merr në telefon vetë këta kapobandat për t’i joshur dhe kur nuk arrin me mënyra të tjera u bën edhe presion. Me këta që kanë probleme, por që nuk i janë bindur, i kanë futur në burg dhe mbas një muaji i ka shkuar dikush dhe i ka thënë do të nxjerrim nga burgu, por kur të dalësh nesër duhet të punosh për këta. Kryeministri ka hyrë deri te federata. Ka thënë ndikoni të fitojë zgjedhjet Bashkim Fino”, u shpreh Paloka.