Edi Paloka: Mbledhja e Kuvendit detyrim, do respektoj shumicën

149
Sigal

 

Edi Paloka, Kryetari i Këshillit Kombëtar

Përfundon dorëzimi i 4200 firmave në selinë e Partisë Demokratike, në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka.

Në një prononcim pë mediat jashtë selisë blu, Paloka u shpreh se është ndjekur rruga që parashikon statuti për thirrjen e Kuvendit Kombëtar me kërkesë të 1/4 së delegatëve, në rastet kur forumet e tjera, shtoi ai, nuk funksionojnë.  Paloka tha se është detyrim statutor mbledhja e Kuvendit, duke shtuar se do të respektojë shumicën që kërkon thirrjen e jashtëzakonshme të forumit më të lartë vendimmarrës të PD.  “Jemi në këtë rast dhe për këtë arsye po zbatojmë detyrimin ndaj delegatëve të Kuvendit, siç e kanë kërkuar ata. Firmat dhe formularët janë dorëzuar në zyrën time. Unë jam një nga ata që nuk kam firmosur, por jam i detyruar të zbatoj kërkesën e më shumë se gjysmës së delegatëve që kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit. E drejta për të mbledhur Kuvendin është e delegatëve. Ne kemi detyrimin për të ndjekur procedurat dhe të sigurojmë që Kuvendi të shkojë sa më mirë”, u shpreh Edi Paloka.

“Sapo u depozituan 4200 formularët e delegatëve të Kuvendit të cilët kërkojnë mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit dhe kjo është edhe arsyeja pse procedurat nuk janë ato të zakonshmet. Është ndjekur rruga që përcakton statuti në këtë rast ku prevalon e drejta e 1/4 të anëtarëve të delegatëve të Kuvendit, në rastet kur forumet e tjera që e kanë detyrim apo të drejtë, nuk e realizojnë. Jemi në këtë rast dhe për këtë arsye po zbatojmë detyrimin ndaj delegatëve të Kuvendit, siç e kanë kërkuar ata. Firmat dhe formularët janë dorëzuar në zyrën time. Mbrojtja e të dhënave personale është e drejtë e gjithsecilit.